Foto ilustruese

Mbi 2.100 emigrantë kaluan Kanalin e La Manshit javën e fundit

17 Gusht 2023, 19:43| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 22:41

  • Share

Sipas të dhënave të Zyrës së Brendshme britanike të cilat i ka publikuar sot, rreth 2.163 persona kanë kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla gjatë 7 ditëve të fundit.

Shifrat zbuluan se gjithsej 40 varka të vogla janë zbuluar duke kaluar Kanalin e La Manshit nga data 10 deri më 16 gusht, raportojnë mediat e huaja.

Ndërsa 13 gushti dhe 15 gushti ishin dy ditët e vetme kur nuk u raportua asnjë kalim, 756 emigrantë janë zbuluar në Kanal më 10 gusht, i cili për këtë vit është deri më tani.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se zgjidhja e problemit të emigrimit të parregullt nëpërmjet varkave të vogla është ndër prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

Por ardhjet vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve për të trajtuar këtë çështje, duke përfshirë planin e diskutueshëm të Ruandës, Projektligjin e Emigrimit të Paligjshëm dhe së fundmi, strehimin e azilkërkuesve në forma nga më të ndryshme.

Qeveria ka rritur gjithashtu gjobat për ata që lejojnë “emigrantët e paligjshëm” të punojnë për ta ose që jetojnë në banesat e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, një rekord prej 45.756 emigrantësh kaluan Kanalin për në Britani në vitin 2022.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?