‘Mbi 22 mijë shqiptarë kanë marrë viza 10-vjeçare për në SHBA’, Yuri Kim: Respektoni rregullat, më shumë do përfitoni

31 Mars 2023, 12:13| Përditesimi: 31 Mars 2023, 12:16

  • Share

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me 1 vjetorin për lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese drejt SHBA për shqiptarët.

Në një postim në rrjetet sociale ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan se deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë, ku thekson se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Amerikës për arsye si vizita familjare ose që të krijojnë marrëdhënie biznesi.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, shkruan Yuri Kim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkerrdhatation: 31/03/2023 13:00

    Ik moj kurve koreane me gjithe ato fis predha ne ambasad

    Përgjigju
  • Shkerrdhatation: 31/03/2023 12:42

    Rpt ku ti kesh buc koreane . Sna dhe ni viz . Disa here duke Apliku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?