Mbi 25 mijë persona të larguar nga puna morën ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh

5 Maj 2020, 11:59| Përditesimi: 5 Maj 2020, 16:58

  • Share

Mbi 78 mijë persona kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, pjesë e paketës së dytë. Në total sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Tatimeve numri i kërkesave për ndihmën ekonomike në total ka arritur në 100 mijë e 210 kërkesa, nga biznese dhe të vetëpunësuar.

Ndërkohë është në proces shqyrtimi paga për 9,278 punonjës, ndërsa është refuzuar aplikimi për 3,572 të tjerë. Deri më tani janë dhënë 3,1 miliardë lekë për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh.

Ndërkohë refuzimet më të mëdha kanë qenë pikërisht nga biznesi i madh dhe biznesi i vogël, ndërkohë që nuk ka asnjë refuzim sa i takon kategorisë së dytë të përfituesve që janë punonjësit e larguar deri më 10 prill nuk ka asnjë refuzim

 Deri më tani janë 25,769  punonjës të larguar nga puna përpara datës 10 prill që kanë marrë ndihmën 40 mijë lekë. Sektori i turizmit është në vend të fundit për numrin e punonjësve të paguar me vetëm 1,930 të tillë.

Nga biznesi i vogël që kanë qenë të hapur me vendim qeverie por që iu është dëmtuar aktiviteti kanë përfituar ndihmën deri më tani 56,357 punonjës, dhe nga biznesi i madh 3,304  punonjës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?