30 vite në galeritë e minierës së Bulqizës... Ferhat Kurti ka kaluar një jetë plot sfida. Vazhdon të punojë çdo ditë me përkushtim edhe pse e ka mbushur moshën e pensionit të parakohshëm.
"Une kam mbushur moshën e pensionit në dhjetor".
Ferhat Kurti, jeton me 4 fëmijët, bashkëshorten dhe nënën në ish-pallatin e punëtorëve në qytetin e Bulqizës. Të ardhurat për familjen i siguron nga puna në miniere.
"S'kam asnjë të ardhur tjetër, me shtëpi jemi në pallatin e punëtoreve. Gruaja punon në stok. Jetojmë në fjetoren që quhet pallati i punëtoreve, presin të na bëjë letrat (hipotekën) shteti. Kemi investuar për shtëpinë se më përpara kemi qenë të gjithë banorët me një banjo të përbashkët".
Në rrëfimin e tij emocionues për Report Tv, minatori tregon se ka punuar në fronte të vështira.
"Kam punuar me hapjen e pusit nr, 8 nga fillimi deri në fund, me ujëmbledhësa, gjithmonë minator në fronte të vështira, në rreziqe. Kam 30 vjet në miniere nëpër kolonat e pusit, se nuk i njohin të gjithë punime vertikalisht në thellësi".
Me pikëllim kujton momentet kur ka nxjerrë kolegët të pajetë nga galeritë.
"Vështirësi ka pasur plot. Kam nxjerrë gjithë ato njerëz... kam nxjerrë minatorë të plagos kam përjetuar vështirësi. Kanë vdekur shumë minatorë".
55-vjeçari është dëmtuar dhe vetë në minierë, por KEMP-in nuk ka arritur ta përfitojë.
"Tre gishta më janë këput vetëm më është paguar raport, shpërblim s'kam përfituar tentova të marr një KEMP nuk e përfitova nuk e di pse doktori thoshte me rregullore po, por nuk ma thanë, sic shyqyr kam jetën se me plot vështirësi e vuajtje e kam kaluar".
Tre djemtë nuk e kanë zgjedhur rrugën e të atit, për shkak të vështirësive të shumta që ka puna në minierë, ndërsa pagesa dhe pensioni mbeten të ulëta për këtë profesion.
"Kam tre djem, asnjëri nuk punon në miniere, çfarë pasurie kam unë? Kënaqësi e quan kur merr një pension të mirë, minatori duhet të ketë një lek mënjanë. Të kesh rezerva kjo nuk ekziston tek minatori. Një ditë të mos shkosh në punë mbetesh pa lek, pagesa është 2500 lek dita".
Pavarësisht peripecive të shumta, minatori Ferhat Kurti falenderon zotin se është gjallë.
"Zoti i madh më ka shpëtuar deri në këto momente. Çdo minator është fatlum që është gjallë sepse rreziku është i paimagjinueshëm".
Je i nderuar o hero i heshtur
PërgjigjuKy njeri eshte hero sepse ka punuar 30 vjet nen toke qe jane baraz me 60 vjet pune mbi toke.Politikaneve duhet tu vije turp qe i lene minatoret pa status te vecante.
Përgjigju