Sociale

Mbi 36 mijë bebe kanë përfituar bonusin gjatë 2021

21 Nëntor 2021, 14:14| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 14:16

  • Share

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes. Shifrën e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ministrja shkruan se nënat do të marrin mbështetje nga 40 mijë lekë për fëmijë e parë deri në 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Me buxhetin 2022 Manastirliu thekson se do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.

“36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë”, shkruan ministrja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?