Mbi 380 mijë shqiptarë pro, Rama: Qytetarët folën! Shumë shpejt do të legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Hapen vende të reja pune dhe rritet ekonomia

7 Prill 2022, 11:35| Përditesimi: 7 Prill 2022, 12:48

  • Share

TIRANË- Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore! Kjo tashmë është fakt, ka thënë kryeministri Edi Rama, pasi në Formularin e Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve kanë votuar "pro". Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama tha se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

"Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik, ç'ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet", tha Rama.

Në formularin e Këshillimit, qytetarët u pyetën: Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për arsye të përdorimit vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore, ju si mendoni? Kësaj pyetje, 308.992 janë pozitivisht, 148.092 kanë votuar jo, dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me %, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di. Kur do të ndodh kjo? Rama tha "shumë shpejt", por nuk dha një datë konkrete.

"Shumë shpejt. Jo të gjitha do të bëhen menjëherë, por të gjitha do të bëhen si e kanë kërkuar qytetarët", tha Rama.

Në total, në formularin e Këshillit Kombëtar, kanë votuar 563 195 qytetarë. Kjo shifër, për Ramën, i ka kaluar pritshmëritë e tij, teksa u kujdes të theksonte se ky nuk është një referendum zyrtar, por tha se ishte një këshillim me qëllim që të ndikojë në vendimmarrjet e qeverisë.  

"Në pritshmërinë time ishin 300 mijë përgjigje mbi 500 mijë i  ka kaluar pritshmëritë si herë e parë. Ky nuk është një referendum zyrtar por një këshillim dhe ka peshë edhe një grup interesi prej 20 vetash. Kjo lidhet me vendimmarrjet tona dhe jo për t’i i imponuar të tjerëve ndonjë gjë. Na kanë dhënë një respekt shumë të madh dhe do jua kthejmë të respekt", tha Rama.

1649324301_1649323529pyetje6.jpg

Përgjigjet e shqiptarëve për pyetjen e legalizimit të kanabisit mjekësor

Çfarë është kanabisi mjekësor? Xheraldo Gjergji pjesë e grupit të punës për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor e ka përkufizuar kështu 'kanabizin mjekësor': Kanabis që nga ana ligjore kalon në procese laboratorike dhe që shitet në farmaci dhe jo në markete apo rrugë, e që do të merret me recetën e mjekut.

Opozita ka dalë kundër, duke thënë se legalizimi i kanabisit në Shqipëri po bëhet për të legalizuar grupet kriminale dhe se nuk do të sillte gjë tjetër vetëm se degradim të shoqërisë

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin Rezultatet e Këshillimit Kombëtar)

Ora 11:46
Çfarë është kanabisi mjekësor që Shqipëria do të legalizojë kultivimin e tij?

Në një intervistë që ka pasur më herët, Xheraldo Gjergji pjesë e grupit të punës për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor ka përkufizuar se çfarë është ky lloj i kanabisit.

"Nga ana ligjore është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë. Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore. Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi. Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor", ka thënë me herët Gjergji.       

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro. Të shumtë janë mjekët evropianë, të cilët në recetat e tyre në vendet që e lejojnë japin preparate me përbërje kanabisi. Duhet thënë se disa nga efektet e bimës kur përdoret nga pacienti janë: lehtësimi i dhimbjeve kronike; përmirëson kapacitetin mushkërive; ndihmon në uljen e peshës; rregullon dhe ndalon diabetin;  lufton kancerin, ndihmon në trajtimin depresionit; ka pasur rezultatet të mira te autikët;  përdoret të pacientët me epilepsi; rregullon kockat; është trajtim për glaukomën; lufton stresin; ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit (humbja e kujtesës); ndihmon personat me probleme me alkoolin dhe ata që kanë probleme me stomakun.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/04/2022 00:48

    Nuk shoh ndonje problem me kanabisin mjekesor,megjithese personalisht mendoj, se sa kohe kemi nje shtet ligjzbatues te dobet eshte pak si shpejt.Ketu ku jetoj une,nena ime perdor nje krem per reumatizem i bere nga nje <<kusheri>> i kanabisit-hemp.19.99$ kushton,por eshte me i miri,sipas nenes time.Problemi ne Shqiperi eshte qe kultivimi i saj duhet bere i kontrolluar,pra licensen duhet t'a kene vetem disa persona dhe keta duhet te kultivojne vetem nje sasi te caktuar,per nje qellim te caktuar dhe me kontrate shit-blerje te percaktuar,pra s'ka vend per trafik e shitje kujt te duash e si e sa te duash dhe as per liberalizim se kush e kultivon.Dashje pa dashje mund te coje ne monopolizim dhe oligarkizem per ata qe do te marrin licensat.Gjithashtu duhet te merren parasysh dhe taksat qe lidhen me te.Nje problem shume te rrezikshem shikoj ne kete me mjeket,pasi dhe keshtu sic jane, ka shume te korruptuar mes tyre.Nje drogaxhi mund t'i paguaj nje rryshfet te majme nje mjeku per te marre nje recete kanabisi dhe mjeku mund t'ia beje << te domosdoshme>> /kurimin/ me kanabis.Mire do te ishte qe ne Shqiperi per te evituar nje gje te tille,recetat per kanabis te jepen me komision mjekesor.

    Përgjigju
  • rubens: 07/04/2022 19:30

    Ky do te jete gabimi fatal i Edi Rames. Sot e ke te ndaluar dhe nuk po e kontrollon dot e jo ta ligjerosh. Nuk eshte e vertete qe ligjerimi do te ris ekonomine sepse per ta realizuar ket ritje duhet qe e tere Shqiperia te mbillet me kanabis dmth te behemi si kolumbia... Ky do jete fundi me turp i Edi Rames... Nuk e kuptoj perse u jep materjal krimineleve te Sali non grates.

    Përgjigju
    • Liku: 07/04/2022 20:19

      Ti zotri ske kuptuar asgje ,,kanabisi farmaceutik nuke ka lidhje me ate qe tymoset jane te ngjashem ne pamje por farmaceutiku nuk te kap eshte pa efek ,,makari te legalizonte ate qe tymoset do kishim 50% te burgjeve bosh dhe une do ti rrisja vet ne ballkone 5 bime nuk do pasuroja spaçatorin e lagjes,,

  • Scutari: 07/04/2022 14:37

    Boll i telendise policët e shkretë maleve, gjoja në luftën kundër Kanabisit!! Legalizoje por informo njerëzit më parë se "analfabetët funksinal" e kuptojnë sikur lejohet t'a mbjellin edhe në ballkon.

    Përgjigju
  • Demokrati: 07/04/2022 14:20

    9 vjet para ne vitin 2013, nafta ne burse ishte 97$ fucia dhe kushtonte 140 leke per liter, sot ne vitin 2022 kushton 97$ fucia dhe kushton 230 leke litri. Keto jane efektet e kanabisit mjekesor. Poshte taksidaret dhe hajdutet. Poshte neokomunizmi.

    Përgjigju
  • Vetvendosi: 07/04/2022 14:15

    Dmth ne gjithe ate pyetesor me dhjetra pyetje qe kemi plotesuar ne qellimi paska qene vetem legalizimi i droges me recete.Po me mire legalizoje pa na pyetur se ti prape si merr parasysh mendimet tona.ne fund si fo vet e ben. I peshtire po na behesh.

    Përgjigju
  • Hamdiu: 07/04/2022 14:01

    Qe ta kuptojne keta te Nongrata,, kanabisi farmaceutik nuk tymoset se nuke ka efekt,por ne laburator nxiret vaji si dhe fibra kanabisi qe sherbejne per industrit qe e tregetojne,ne itali jane fusha pa mbarim me kete lloj kanabisi qe nuk permban thc po ashtu edhe maqedonia e kultivon,.

    Përgjigju
    • beni: 07/04/2022 15:49

      lere hamdi mos ja prish retoriat shqupiste alla nard ndoka ketyre se duhet te fitojne byrekun e gojes

  • AltinTop: 07/04/2022 14:00

    Nuk folen Shqiptaret por gjysma e atyre qe te votojne rregullisht.

    Përgjigju
  • Loni: 07/04/2022 13:35

    O keshilli I komit te parties socialists se njeri tjeter se ka mbushur Jo! Anti kanabis anti kanabis deri ne fund! Spo kontrollon dot serat edhe shkurret e shqiperise Jo do kontrolloni Fermat! A dmth ti japim lek me zor atyre qe do ken license! Cfare monitoroni ju o qeveri e degjeneruar qe nuk monitoroni dot endacaket ne rruge Jo me kanabisin! Anti kanabis shqiperia si ka s kushtet as eksperiencen e duhur! Maqedonia e veriut eshte kuturu me keq se ne edhe se di per cfare qellimi ja legalizuan ose me mire kush e legalizoj!? Jam shum kundra ketij vendimi injorant qeverises! Nejse ska vlere asgje ne kete vend as fjala as jeta!

    Përgjigju
  • Tironsi: 07/04/2022 12:45

    NUK ËSHTË E VËRTET . VETEM UNË PA DASHUR E KAM MBUSHUR DY HERË PYETSORIN SPEPSE MË DILTE TE @ALBANIA. DHE KJO DO TË THOTË SE PYETËSORI NUK ËSHTË NOMINAL. DHE NJË I DROGUAR OSE NJË QË ËSHTË PERFITUS PREJ KANBUZIMIT PAGUAN QINDRA QYTETAR NË NEVOJ QË TA MBUSHI PYETSORIN DHE TË NDIKOJ PËR QËLLIMET E VETA KRIMINALE.

    Përgjigju
  • Arbër: 07/04/2022 12:39

    O ky injorant duhet ta bëj një referendum, e jo pyetsor që vet la pyetur Dhe është përgjegjur, kjo është idé e servot fashist vuçiç që e la për qëllim shkayrrimin e kombit shqiptarë! O njerz o shqiptar gjer ju e keni durimin Me këtë tradhtar …???

    Përgjigju
    • Toni: 07/04/2022 14:07

      Po çlidhje ka vuçic...shko ankohu tek ai pleshti kurti nqse shkau te ka hyre ne shtepi,,qenke shume i semure

  • kleo: 07/04/2022 12:23

    Me mije perqind qe situata do dali jashte kontrollit, do konkurojme Kolumbine. Nuk po frenohet dot tani qe eshte e ndaluar e jo me po u legalizua, do te jete vetvrasje. Droga ka mbytur burgjet e jo me popullin e lire.

    Përgjigju
  • kololo: 07/04/2022 12:18

    Pra, i gjithe ky "konsultim" paska qene per hashashin.. Ky qe s'ben transparente as nje plan-projekt ndertimi-rikonstruksioni sheshi apo te tjera si keto, do na beje transparence kur te legalizoje hashashin se kush do marri licensat e kush do e mbjelli e kush do e shesi..

    Përgjigju
  • propaganda: 07/04/2022 12:14

    Ne fakt ky eshte problemi kryesor qe shqeteson shqiptaret.

    Përgjigju
  • Artan: 07/04/2022 12:12

    Ti nuk shikon në sy e nuk dëgjon askënd, as ministreshat dhe ministrucët e tu e jo më qytetarët e thjeshtë që i keni kthyer në skllevër në vendin e tyre. Bashkë me një grusht oligarkësh i keni grabit të gjitha në këtë vend, paratë, pasuritë mbi e nën tokë, malet dhe bregdetin, të gjitha. Je këshilluar ti me qytetarët që po e shkatërroni pjesën më të bukur të bregdetit duke ndërtuar 80-90% vila për vete e vetëm 10% hotele, siç po bëni me atë komikun gjoja“investitor strategjik”? Këshillimi me qytetarët është vetëm justifikim për afera të reja që keni planifikuar dhe pompoziteti me të cilin e thua nuk është tjetër veçse një tallje më shumë për mjeranët e trushpëlarët që mbajnë akoma shpresë te ty.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 07/04/2022 12:02

    Po cfare kanabisi thua more injorant. Spo mbahet nen kontroll me denime e jo me i licensuar. Na qelbi era hashashit neper lagje e ti do ta legalizosh duke ja dhene Tom Doshit te Profarmes. Je bo si Putini Xono degjon vetem ato qe ke qejf me degju

    Përgjigju
    • beni: 07/04/2022 12:29

      Ik te shqupi se ta qan halli sali birisha i lazaratit

  • Emigrant: 07/04/2022 11:41

    Shum mir do besh qe do legalizosh Por duhet te dalin te gjith ata qe kan hyr ne burg per kultivim dhe shperndarje kanabis dhe ti demshperblesh per burgun qe kan bere

    Përgjigju
    • katunari: 07/04/2022 12:32

      bukur ke folur. qeveri ne sherbim te krimit. kush foli o injorant Koco Kokdhima

    • beni: 07/04/2022 12:28

      nuk funksoni ashtu ligji o shok, nese eshte krim ne momentin qe e ke bere sdo te thot qe je i pafajshem. Pastaj mos flisni per ca sdini, ktu sbehet fjel per canbis qe tymoset e shitet behet fjal per produkte mjeksore derivate

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?