Aplikimi në sportele

Sociale

Mbi 4 mijë aplikime për ID dhe pasaporta biometrike gjatë gushtit

29 Gusht 2019, 16:22| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 16:35

  • Share

Gjatë muajit gusht janë regjistruar 3 009 aplikime për Letërnjoftim Elektronik dhe 1 027 aplikime për Passaportë Biometrike.

Sipas zv/Ministres së Brendshme Rovena Voda, puna në sportelet e ALEAT në Qendrat e Integruara ADISA, vijon me intensitet. “Vetëm në muajin Gusht 2019 janë kryer, 3009 aplikime për Letërnjoftim Elektronik dhe 1027 aplikime për pasaportë Biometrike. Qytetarë që shërbehen në kushtet më komode të ofruara ndonjëherë në vendin tonë. Shërbime të standardizuara si asnjëherë më parë!”, thekson Voda.

Zv/ministrja Voda bën të ditur se këto zyra do të jenë të hapura dhe të shtunën. Voda ka bërë të ditur se edhe gjatë muajit korrik ka pasur numër të lartë aplikimesh, por muaji guasht ka pasur një bum sa i takon aplikimeve. “Në fakt nga 1 milion e 400 mijë aplikues në total për karta të reja identiteti, në korrik, ne kemi pasur 500 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Po flas për korrikun, por në fakt gushti ka qenë një bum i vërtetë. Fluksi ka qenë shumë i madh”, theksoi Voda.

Kujtojmë që nga muaji tetor 2019 do të kushtëzohet shërbimi pa u pajisur me kuponin e aplikimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?