Kronikë

Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar

18 Shkurt, 14:08| Përditesimi: 18 Shkurt, 14:16

  • Share

ELBASAN- Rrugorja e Elbasanit ka vendosur 4081 gjoba gjatë 2 javëve të para të muajit shkurt, pas kontrolleve për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Në kuadër të Plan-Operacionit "ROADPOL", janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë ndëshkuar administrativisht 85 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Masat administrative:

-4081 gjoba në total

-862 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara

-620 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit

-430 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit

-109 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-1120 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara

-320 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore

-620 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?