Kronikë

Mbi 4 mijë gjoba në një muaj, Rrugorja e Shkodrës bën bilancin: 6 shoferë të arrestuar (VIDEO)

2 Qershor, 16:02| Përditesimi: 2 Qershor, 16:17

  • Share

Shkodër-Policia Rrugore e Shkodrës, ka vendosur rreth 4997 gjoba me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë muajit maj.

Gjatë këtij muaji, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 12 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Masat administrative:

-4997 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

-307 masa për mosvënien e rripit të sigurimit

-182 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse

-58 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit

-55 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

-45 masa për xhama të errësuar

-509 masa për parakalime të gabuara

-1857 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar

-228 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve

-1756 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?