Mbi 4 mijë prindër s’paguajnë pensionin ushqimor të fëmijës pas divorcit gjatë 2022, KLSH: Arsyet, emigrimi dhe pamundësia

25 Janar, 16:30| Përditesimi: 25 Janar, 16:50

  • Share

Mbi 4 mijë prindër, ndonëse e kanë detyrim ligjor, nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijën e tyre, pas divorcit gjatë vitit 2022. Ky konstatim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u bë në 9 zyra rajonale të përmbarimit, nga 22 që e ushtrojnë veprimtarinë në Shqipëri.

Në inspektimin që i është bërë drejtorive rajonale në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Berat, Lezhë, Lushnje, Korçë dhe Pogradec, KLSH thotë se dy janë arsyet kryesore për mospagimin e pensionit ushqimor: pamundësia financiare dhe emigrimi i shumë debitorëve.

“Një tjetër problem i hasur në praktikën përmbarimore rezulton edhe emigrimi i shumë debitorëve të cilët duke qenë larg, nuk paguajnë detyrimin ushqimor dhe nuk u rezulton pasuri e sekuestrueshme. Për rrjedhojë këto tituj ekzekutivë mbeten të pazbatuara”, thuhet në raportin e KLSH.

Në lidhje me kontrollin e shërbimit përmbarimor shtetëror KLSH thotë se ai cenohet edhe nga numri i lartë i dosjeve në ekzekutim, të cilat shpeshherë akumulohen nga viti në vit.

“Gjatë vitit 2022, përmbarimi shtetëror ka pasur një total prej 57,035 çështjesh, duke përfshirë pensionet ushqimore dhe takimet me fëmijët, të cilat janë në ekzekutim të vazhdueshëm. Gjatë këtij viti, 15,434 çështje kanë qenë në tejkalim të afateve procedurale”.

Raporti ka nxjerrë në pah edhe probleme në infrastrukturë dhe mungesë të mjeteve të nevojshme në zyrat rajonale përmbarimore, e sidomos në arkivë. Sipas KLSH, në rrethe si Vlora, Shkodra dhe Korça, kishin përshtatur zyra si ambiente arkive. Ndërkohë, në disa raste të tjera situata paraqitej më problematike. Për shembull në zyrat rajonale Lushnje dhe Berat, dosjet e arkivës mbaheshin në shkallët e ndërtesës së Gjykatës apo në tualet.

(Kliko ketu per te lexuar dokumentin)

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?