Mbi 40 vite në skenë, Drande Xhaj flet për humorin që bëhet sot: Aktorja që më pëlqen më shumë... (VIDEO)

28 Shkurt 2020, 11:27| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 15:43

  • Share

Drande Xhaj, një nga ikonat e humorit shqiptar ka rrëfyer sot në një intervistë për gazetaren Suada Daci të “Rreze Dielli” karrierën e saj si një nga aktoret më të rëndësishme të Estradës së Shkodrës,  por që mbetet edhe sot aktive në role të ndryshme, jo vetëm në teatër.

Ka përjetuar shkëlqimin e humorit shkodran me aktorët Zef Deda, Zyliha Miloti e të gjithë ikonat e tjera që e ngritën komedinë shqiptare në një nivel të lartë. Megjithatë Drande është sot pjesë aktive e komedisë shqiptare.

E pyetur se cili është mendimi për humorin që bëhet sot, Drande pranon se ka ekzagjërime, por sipas saj janë një grup aktorësh shumë të mirë, ku veçon aktoren e “Klanifornia” Delinda Dishën. 

Nuk mund të them që nuk ka aktorë të mirë. Ka një grup aktorësh shumë të mirë. Por ka ndryshuar humori, ka ndryshuar stili i të bërit humor. Kanë ndryshuar problemet, trajtimi, ne në kohën tonë jemi shquar për mos futjen e banalitetit, Estrada e Shkodrës është vlerësuar për pastërtinë, por edhe për faktin që kemi qenë 4 aktore. Jemi evidentuar si aktoret më të mira. Edhe sot ka aktorë të mirë.  Përshembull po shikoja “Klanifornia”. Më pëlqen vajza që bën rolin e ambasadores, Delinda. Më pëlqen edhe në karaktere të tjera. Sot, në disa materiale ekzagjërohet shumë. Nuk ka nevojë të bëhet kjo, shtrembërimet fizike, ne interpretojmë ato që hasim në jetën e përditshme, njerëz si ne.” shprehet për “Rreze Dielli” aktorja e humorit.

Drande Xhaj është evidentuar në këto vite karrierë, jo vetëm si aktore humori, por edhe në dramë, nga ku ka nisur edhe rrugëtimi e saj artistik.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?