Foto ilustruese

Mbi 400 shoferë në ritestim pas humbjes së pikëve, 90% ngelin 'në klasë'

25 Maj 2023, 14:30| Përditesimi: 25 Maj 2023, 14:37

  • Share

Në tentativë për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, DPSHTRR ka marrë masa me heqjen e pikëve nga patenta. Së fundmi, nga 429 riregjistrime në autoshkollë pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 10.2% (44 persona) kanë rifituar lejen e drejtimit.

Pra 385 persona duhet të rikthehen në bankat e autoshkollës nëse duan të marrin sërish patentën.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja thotë se mënyra e vetme për të ulur numrin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit është përmes riedukimit.

“Koka bën, koka pëson!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim.

Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon.

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, shkruan Gonxhja.

Sistemi aktual i lejeve drejtimit të makinave me pike është një mjet i vendosur vitet e fundit për të rritur kontrollin ndaj shkeljeve të Kodit Rrugor. Por nuk është vetëm ndëshkues: parashikon edhe shpërblime për sjellje të mirë në rrugë. 

( Kliko këtu ) tabela e plotë me pikëzimin për patentat

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?