Mbi 46 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri! 3 persona shpëtohen pas 13 ditësh nën rrënoja

18 Shkurt 2023, 07:42| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 22:50

  • Share

Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri ka kaluar mbi 46 mijë persona.  Autoritetet turke e siriane thonë se numri pritet të rritet. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Turqi ka arritur në 39,672. 

Të mbijetuarit sirianë të tërmetit gjithashtu kanë filluar të kthehen nga Turqia. Rreth 1,795 sirianë kaluan nga Turqia në Siri, ditën e parë pasi Turqia ra dakord të lejojë refugjatët sirianë të prekur nga tërmeti të kthehen në vendin e tyre përkohësisht pa humbur statusin e tyre të mbrojtur në Turqi, tha zyrtari i kalimit kufitar. Ndërkohë, një burrë, një grua dhe një fëmijë u shpëtuan pasi qëndruan 296 orë nën rrënojat e një blloku apartamentesh në Antakya.

Shifra e së shtunës është e sigurt që do të rritet pasi ekipet e kërkimit marrin më shumë trupa mes shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë, i cili u konsiderua si fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë e Turqisë e Sirisë. Ndërkohë, vazhdojnë ndihmat nga OKB dhe organizata të tjera për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi e Siri, paçka se situata në Siri është më problematikja. Gjithsej 178 kamionë që transportonin ndihma nga Turqia në veriperëndim të Sirisë kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti, tha OKB. Edhe kancelari gjerman, Olaf Schol në një video-mesazh ka theksuar se Gjermani do t'a mbështesë deri në fund Turqinë dhe të prekurit në Siri. Edhe nga OKB vazhdojnë ndihmat për të prekurit nga tërmeti. Gjithsej 178 kamionë që transportonin ndihma nga Turqia në veriperëndim të Sirisë kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti. 

Ajo që është më e rëndësishmja është që ende ka të mbijetuar nën rrënoja. Një 34-vjeçar arritit të dalë nga rrënojat pas 12 ditësh. 34-vjeçari, Mustafa Avcı ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij, Almila, por ajo që është e bukur mes gjithë dramave është fakti që vajza kishte lindur vetëm tre orë para tërmetit dhe fatmirësisht janë të gjithë mirë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i uroi  shërim të shpejtë një tjetër të mbijetuare, Aleyna Olmez, një vajze 17-vjeçare që u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur 248 orë pasi tërmetet e forta goditën Turqinë jugore. 

 Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë, 13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë. Edhe një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit. Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se shteti po kujdeset për 1,589 fëmijë që u ndanë nga familjet e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë 247 të cilët ende nuk janë identifikuar. Oktay tha se 953 fëmijë ishin ribashkuar me familjet e tyre. Nënkryetari tha gjithashtu se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po punonin në më pak se 200 vende, me provincën Hatay që përbën numrin më të madh.

Ora 22:34
FOTO/ Godina 40 vjeçare që befasoi ndërtuesit në Turqi, përballoi tërmetet shkatërrimtare pa pësuar asnjë dëmtim

 

Pavarësisht tërmetit tronditës që rrafshoi një pjesë të madhe të qyteteve në Turqinë lindore, një ndërtesë 4 katëshe në lagjen “Bağlar” të Dijarbakirit nuk u dëmtua aspak nga tërmeti i 6 shkurtit.

Ajo çfarë ka çuditur ndërtuesit është fakti se ajo nuk ka asnjë kolonë të mirëfilltë por vetëm katër mure në katin e saj të parë. Nga vrojtimi i bërë, godina e ndërtuar para 40 vitesh, nuk ka as edhe një të çarë përveçse disa pjesëve të suvasë së saj të jashtme.

Kati i poshtëm i ndërtesës 40-vjeçare, që është në një formë trekëndore dhe më e vogël se tre katet e tjera sipër saj, përdoret për biznese, ndërsa katet lart për banim.

 

Ora 21:50
Turqia tronditet nga një tjetër tërmet i fortë, 5.2 ballë

1675941409_termet.JPG

Një tërmet i ri me magnitudë 5.2 goditi pjesën qendrore të Turqisë, mbrëmjen e së shtunës sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash, 13 km larg Goksunit. Pas kësaj, janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.3 ballë në pjesën lindore dhe 4 ballë në pjesën qendrore të vendit. EMSC shtoi se i fundit ky është tërmeti i 30-të i ndjerë në Turqinë Qendrore në 71 orët e fundit".

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme nga tërmeti. 

 

Ora 21:15
Përdoruesit në rrjete sociale sulmojnë Erdogan, dikur e vlerësuan vendimin e tij për banesat e tyre që u prekën nga tërmeti i 6 shkurtit

 

Përdoruesit në rrjete sociale po shpërndajnë postime dhe video që sulmojnë qeverinë turke pas tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar. Një video tregon presidentin Rexhep Tajip Erdogan duke uruar zyrtarët për miratimin e një ligji për amnisti në vitin 2018, duke falur gabimet në gati gjashtë milionë ndërtesa që nuk i kishin plotësuar kushtet e sigurisë.

I filmuar gjatë mitingjeve në Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya, të gjitha zonat e prekura keq nga katastrofa e 6 shkurtit, Erdogan u mburr se kishte "zgjidhur problemin" që banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Këto komente, megjithëse u pritën mirë nga njerëzit që shmangnin humbjen e shtëpive të tyre në atë kohë, tani po interpretohen keq. Ekspertët thonë se dështimi i kushteve të sigurisë në ndërtim në rajonin e prekur nga tërmeti shpjegon numrin e madh të vdekjeve.

“Ndërtesat vrasin njerëz, jo tërmetet. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me tërmetet… dhe të marrim masa në përputhje me rrethanat”, shkroi Erdogan në Tëitter në 2013, kur ishte kryeministër.

Ora 18:10
'Çdo fëmijë i lindur është një shpresë', ministri turk jep lajmin e mirë: Që pas tërmeteve tragjike, kanë ardhur në jetë rreth 6500 foshnja

Rreth 6,500 foshnja kanë lindur në Turqinë jugore që nga tërmetet shkatërrimtare që tronditën rajonin në fillim të këtij muaji. Lajmin e bërëi me dije ministri turk i Shëndetësisë.

“Gjithsej 6447 foshnja kanë lindur në rajonin e tërmetit që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është një shpresë”, tha Fahrettin Koca në Qendrën Koordinuese të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në provincën jugore të Hatay.

Duke i uruar foshnjave jetë të mirë dhe të gjatë, Koca tha se fëmijëve dhe nënave të tyre do t’u ofrohen shërbimet e nevojshme shëndetësore pa ndërprerje.

Lidhur me kujdesin e maternitetit, ministrja e Shëndetësisë tha se në rajonin e goditur nga tërmeti janë kryer 10,489 vëzhgime të shtatzënisë dhe numri i ndjekjeve pas lindjes ishte gjithashtu mbi 10,000.

Ora 14:27
Kancelari gjerman për tërmetet në Turqi dhe Siri: Një mik dallohet në kohë të vështira, do mbështesim të gjithë të prekurit

1676658934_kancelari.JPG

Gjermania do të qëndrojë pranë viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri, ndërsa ata luftojnë me pasojat e katastrofës, tha kancelari Olaf Scholz në një video-mesazh të publikuar në kanalet qeveritare dhe burimin e tij në Tëitter.

“Ne nuk mund ta zhbëjmë katastrofën. Por ne mund të ndihmojmë në kohë nevoje. Dhe Gjermania po ndihmon”, tha Scholz, duke përmendur një fjalë të urtë turke në formulimin origjinal dhe më pas duke përkthyer: “Ti e njeh një mik të vërtetë në kohë nevoje dhe ne jemi miq të vërtetë. Si miq, ne ndajmë dhimbjen tuaj dhe si miq, nuk do t'ju lëmë vetëm në fatkeqësi", tha ai. 

Video-mesazhi ishte nën mbishkrimin në turqisht dhe arabisht në kanalin e kancelares në Twitter, dhe kishte gjithashtu postime në turqisht dhe arabisht.

Rreth tre milionë qytetarë në Gjermani kanë rrënjë turke, duke përfshirë nga provincat veçanërisht të dëmtuara të Hatay dhe Gaziantep.

Ora 12:30
Turqi/ U nxor nga rrënojat pas 296 orësh, kërkesa e parë e qytetarit: Më jepni ujë! Bashke më të shpëtojnë një grua dhe një fëmijë (VIDEO)

Një tjetër mrekulli është regjistruar pas tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit në Turqinë juglindore edhe se po i afrohemi 14 ditëvë që nga ngjarja e tmërrshme e tërmetit që la të vdekur mbi 45 mijë persona. Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Shtetasi sirian Semir Muhammed Accar, sapo ka rënë në kontakt me shpëtimtarët e tij, gjëja e parë që ka kërkuar ka qenë të pijë ujë. Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen dhe fatmirësisht i ka mbijetuar dehidratimit dhe kushteve të tmerrshme të të ftohtit.

Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi. Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

 

 

Ora 11:13
Ende mrekulli nën rrënoja, shpëtohen tre persona në Turqi, mes tyre një fëmijë

Edhe se kanë kaluar 13 ditë që nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur ende njerëz të tjerë nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë, 13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë. Edhe se shpresat janë të pakta e disa ekipi shpëtimi të shteteve të tjera janë kthyer në vendet e tyre, ekipet turke po vazhdojnë kërkimin me shpresën se do gjejnë ende njerëz të tjerë të gjallë nën rrënoja. Deri më tani shofra alarmante e humbjeve të jetës shkon deri në 45 mijë, por pritet të rritet. 

 

Ora 09:44
Erdogan telefonon 17-vjeçaren që u shpëtua 248 orë pas tërmetit, premton se do e vizitojë së shpejti

Në një telefonatë të premten, presidenti Rexhep Tajip Erdogan i uroi një shërim të shpejtë Aleyna Olmez, një vajze 17-vjeçare që u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur 248 orë pasi tërmetet e forta goditën Turqinë jugore. 

Ekipet e shpëtimit të enjten gjetën Olmez, 17 vjeçe në  rrënojat në rrethin Dulkadiroglu të provincës Kahramanmaras. Më pas ajo u dërgua në një spital në kryeqytetin Ankara.

Duke shprehur lumturinë e tij për shëndetin e mirë të Alejna-s, Erdogan tha se do ta vizitojë atë sapo të mbërrijë në Ankara.

Ndër të tjera, kreu i shtetit turk, i tha Aleynas  që do të shkojë ta vizitojë personalisht kur ajo të kthehet në Ankara nga Stambolli.

“Ju uroj shërim të shpejtë. Ne do të takohemi shumë shpejt. Lutjet tona janë për të gjithë pacientët. Ju keni një emër shumë të bukur, në zyrën time në Presidencë kam një tabelë ku shkruhet emri juaj Aleyna”, tha ai.

Ndërkohë, 17-vjeçarja nga ana e saj e ka falënderuar Presidentin Erdogan për telefonatën.

Ora 09:23
Kamionët e OKB-së sjellin ndihma thelbësore në Sirinë veriperëndimore, 50 mijë familja ende pa tenda strehimi

Gjithsej 178 kamionë që transportonin ndihma nga Turqia në veriperëndim të Sirisë kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti, tha OKB.

Jens Laerke, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha të premten se kamionët mbanin një "shumë" artikujsh nga gjashtë agjenci të OKB-së - duke përfshirë tenda, dyshekë, batanije, rroba dimërore, komplete për testimin e kolerës, ilaçe thelbësore dhe ushqim nga Programi Botëror i Ushqimit.

Zëvendës zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha se, sipas vlerësimeve të fundit në veriperëndim të Sirisë, 50,000 familje kanë nevojë për tenda ose strehim urgjent dhe të paktën 88,000 familje kanë nevojë për dyshekë, batanije termale dhe veshje. Për më tepër, partnerët e OKB-së thonë se spitalet dhe qendrat mjekësore "janë të mbingarkuara dhe me burime të pamjaftueshme. 

 

Ora 09:23
Ish-ylli i Premier League, Christian Atsu, 31 vjeç, gjendet i vdekur pas tërmeteve të tmerrshme në Turqi

1676708759_page.jpg

Mes viktimave të tërmetit në Turqi është edhe sulmuesi ganez i skuadrës turke Hatayspor, Christian Atsu, 31 vjeç. Futbollisti, pas tërmetit të 6 shkurtit, ishte zhdukur. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë në Hatay.

Ditët e fundit ishte përhapur lajmi, se ai ishte nxjerrë gjallë nga rrënojat, por më pas ky informacion u mohua.  Atsu po luante për Hatayspor, një ekip nga provinca jugore e Turqisë e shkatërruar nga tërmeti.

Vetëm të dielën para tërmetit, ai shënoi golin e fitores ndaj Kasimpashës në minutën e 97-të. Një ish-premtim i madh i Portos dhe Chelseat, me 65 paraqitje dhe 10 gola për kombëtaren e Ganës.

Ora 08:35
Shpëton 34-vjeçari pas 12 ditëve nën rrënoja, takon vajzën që lindi natën e tërmetit: Përjetova ferrin dhe parajsën

Një 34-vjeçar arritit të dalë nga rrënojat pas 12 ditësh. 34-vjeçari, Mustafa Avcı ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij, Almila, por ajo që është e bukur mes gjithë dramave është fakti që vajza kishte lindur vetëm tre orë para tërmetit dhe fatmirësisht janë të gjithë mirë. 

Natën e tërmetit ai doli nga dhoma e gruas së tij për të shkuar në mensë, në një spital privat në Hataym. Në atë moment ndodhi tërmeti tragjik dhe ai mbeti nën rrënoja.

Gruaja dhe foshnja nuk u lënduan. Gruaja e tij tha se Mustafa shkoi në mensë duke thënë “Do marr pak ajër” dhe mbeti nën rrënoja.

 “Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë. Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar” tha ai.

Ora 07:48
Turqia kujdeset për më shumë se 1500 fëmijë të ndarë nga familjet, 953 të tjerë janë ribashkar me familjarët e tyre

Situata vazhdon të përkeqësohet në Turqi e Siri pas gjetjes së trupave të vdekur dhe numri të rasteve të të plagosurve. Deri tani numërohen mbi 45 mijë viktima dhe shumica e shteteve janë mobilizuar të ndihmojnë të dyja vendet që të kapërcejnë këto disfata tragjike. Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se shteti po kujdeset për 1,589 fëmijë që u ndanë nga familjet e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë 247 të cilët ende nuk janë identifikuar.

Oktay tha se 953 fëmijë ishin ribashkuar me familjet e tyre. Nënkryetari tha gjithashtu se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po punonin në më pak se 200 vende, me provincën Hatay që përbën numrin më të madh.

Ekipet e shpëtimit në Hatay gjetën të gjallë një 45-vjeçar të premten, pasi ai kaloi 278 orë nën rrënoja.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?