Emigrantët e paligjshëm në Britani të Madhe

Mbi 450 emigrantë shpëtohen në kanalin ‘La Mansh’, mediat britanike: Bandat shqiptare ofrojnë kalime në këmbim të 18 mijë paundëve

23 Janar 2023, 18:29| Përditesimi: 23 Janar 2023, 18:38

  • Share

Bandat shqiptare kanë nisur fushata reklamimi në rrjete sociale si Tik Tok ku ofrohen udhëtime me avionë drejt Brianisë së Madhe në këmbim të 18 mijë paundëve për person, duke u siguruar plotësisht kalimin. Kështu shkruan Daily Mail në artikullin ku bëhet me dije se mëngjesin e të dielës në brigjet e Britanisë së Madhe mbërritën rreth 450 emigrantë të paligjshëm pavarësisht se temperaturat shënonin minus 5 gradë celcius.

Në total 10 gomone me emigrantë të paligjshëm u përpoqën të kalonin pa u vënë re nga policia kufitare britanike. Mes të shpëtuarve, ishte edhe një foshnjë. Rojet bregdetare franceze konfirmuan se në të njëjtën ditë 53 azilkërkues u penguan të tentonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pavarësisht se pritej një rënie e numrit të emigrantëve të cilët përpqien të hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone, mediat e huaja shkruajnë se tashmë kriza është thelluar dhe se pavarësisht kësaj, bandat shqiptare po vijojnë të kalojnë numër rekord emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Zyrtarët qeveritarë britanikë parashikojnë se 80,000 njerëz mund të përpiqen të kalojnë Kanalin ‘La Mansh’ këtë vit.

Postime në Tik-Tok nga persona që ofrojnë kalim të sigurt drejt Britanisë në këmbim të 18 mijë paundëve

Britania e Madhe ka ndërmarrë aksion të kthimit të emigrantëve shqiptarë të cilët mbërrijnë ilegalisht në territorin e saj dhe gjithashtu të personave të cilët kanë precedentë penalë. Vetëm në ditët e fundit, në Rinas kanë mbërritur dhjetëra shqiptarë të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe ose ishin përfshirë në ngjarje kriminale.

Së fundmi Shqipëria ka dhënë notë verbale ndaj Britanisë së Madhe për deklaratën e bërë nga ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick i cili në një video bënte thirrje që të kapeshin shqiptarët, të cilët i përcaktone si ‘kriminelë’.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?