Për të tretin vit radhazi, dy prej gjimnazeve më të mëdha të qytetit të Durrësit, “Gjergj Kastrioti” dhe “Naim Frashëri”, do të vazhdojnë mësimin me turne përkatësisht në shkollat 9-vjeçare “Marie Kaçulini” dhe “Shaqe Mazreku”, kjo për shkak të mos nisjes ende të rindërtimit të dy gjimnazeve.
Punimet për dy godinat përkatëse ende janë në fazën e projektimit dhe vetëm pak muaj më parë është bërë e mundur shembja e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në total në Bashkinë Durrës janë 12 shkolla në proces rindërtimi, të cilat prekin 4704 mijë nxënës, të cilët mësimin do ta ndjekin me turne në disa prej 14 shkollave rindërtimi i të cilave ka përfunduar.
"12 shkolla në proces rindërtimi, 4704 mijë nxënës preken nga ky proces.14 janë rindërtuar dhe nxënësit kane vijuar mësimin.", u shpreh Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Durrës Amarilda Thërmija.
Procesi i rindërtimit ka ecur ngadalë. Një nga arsyet është procedura e tenderimit, kjo sipas Drejtoreshës së ZVA Durrës, Amarilda Thërmija.
"Mund të them proceduara e tenderimit ka pasur vonesa", u shpreh Thërmija.
Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 dëmtoi 26 objekte arsimore, ndërsa deri më tani janë ndërtuar 14 shkolla të reja. 8 janë ende në fazë projekti, ndërsa 2 në fazë ndërtimi.