Pallate të rrëzuara nga tërmeti në Turqi

Mbi 48 mijë viktima në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit! Erdogan: Rreth 200 mijë godina të reja do jenë gati brenda 1 viti

22 Shkurt 2023, 08:38| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 18:05

  • Share

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive ‘AFAD’ ka regjistruar më shumë se 7,200 pasgoditje që nga 6 shkurti, me disa prej tyre të regjistruara me magnitudë mbi 5.0 ballë në rajonin e goditur nga tërmeti.

Tërmeti i fundit me magnitudë 6.4 dhe pasgoditja me intensitet 5.8  ballë që goditi provincën jugore të Hatay të Turqisë në fillim të kësaj jave, kanë ringjallur panik në vend, pasi agjencia e menaxhimit të fatkeqësive AFAD pasi numri i vdekjeve në Turqi u rrit edhe më shumë duke shkuar në 42,310. 

Gjashtë viktima të tjera dhe 562 të plagosur u raportuan nga tërmeti i së hënës që goditi Hatajn. Dy të vdekur dhe disa të plagosur u raportuan gjithashtu në Siri.

Ndërkohë, numri i total i vdekjeve të raportuara në Siri është 5814.  Në total, në të dy vendet, Turqi dhe Siri, ka më shumë se 48 mijë viktima.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një konferencë në provincën jugore Osmaniye, deklaroi se ata nisën një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave në 10 qytete dhe ndaloi pushimet nga puna për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmeteve.

Po ashtu u shpreh se brenda vitit të jenë gati 200 mijë banesa të reja. Godinat që do të rindërtohen nuk do të kenë më shumë se tre ose katër kate përveç katit përdhes. 

Ora 16:41
Turqi/ Telefonoi bashkëshorten që ishte në Austri, shpëton nga rrënojat 66-vjeçari

Një  66-vjeçar, i cili kishte mbetur nën rrënoja nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë, shpëtoi falë telefonatës me bashkëshorten e tij që ndodhej në Austri.  Tarık Halefoğlu, i cili ka mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së një shtëpie 2-katëshe nga tërmeti, ka telefonuar gruan e tij në Austri, duke i kërkuar ndihmë me telefonin që i kishte rënë rastësisht pranë.

66 vjeçari, ishte vetëm në shtëpi, pasi bashkëshortja Hediye kishte shkuar për të vizituar fëmijët e tyre që jetojnë në Austri Menjëherë sapo mori vesh lajmin, ajo njoftoi të afërmit e saj dhe arritën të gjejnë 66-vjeçarin e ta shpëtojnë nga rrënojat.

Ora 12:32
Vullnetari i kërkim-shpëtimit nuk heq dorë! Vazhdon të ndihmojë ekipet në Turqi edhe me vesh të prerë

1677065730_thumbsbcbcb0d110b5ed573a35d728dd85c9e170.jpg

Pas tërmeteve të fuqishme në Turqi, të gjithë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për të shpëtuar qytetarët. Një 41-vjeçar i identifikuar si Mustafa Aydin, baba i 2 fëmijëve që jeton në Stamboll nuk ka hequr dorë nga kërkimi nën rrënoja ndonëse kishte veshin e sëmurë.

Aydin, i cili ndihmoi një person , i cili e ndihmoi të dilte nga rrënojat në orën 101 të tërmetit në Antakya, tregoi vështirësinë e operacionit të kërkim-shpëtimit.

Aydin goditi kokën në beton si pasojë e rënies së inerteve gjatë kërkimit nën rrënoja. BNjë pjesë e veshit të tij të majtë u pre ndaj shkoi në spital, mori trajtim dhe u kthye sërish në terren. Ai s’mund të përfshihej më në kërkim, por mori pjesë në transportin e kutive të ndihmës dhe shpërndarjen e ushqimeve dhe veshjeve për viktimat e tërmetit.

 

Ora 09:27
Erdogan ndalon pushimin nga puna të punonjësve në zonat e prekura të tërmetit

1675022109_erfdogn.JPG

Turqia nisi një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave në 10 qytete të mërkurën dhe ndaloi pushimet nga puna për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmeteve të fuqishëm që goditën jugun e vendit në fillim të këtij muaji.

Këto hapa janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë turke për të minimizuar ndikimin ekonomik të tërmetit më të keq në historinë moderne, i cili vrau dhjetëra mijëra njerëz.

Punëdhënësit, vendet e punës të të cilëve janë dëmtuar rëndë ose mesatarisht, do të përfitojnë nga mbështetja për të paguar pjesërisht pagat e punëtorëve të cilëve u shkurtohet ora e punës.

Një ndalim pushimi nga puna u vendos gjithashtu në 10 provinca të prekura nga tërmeti nën një gjendje të jashtëzakonshme.

Parlamenti turk vendosi një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore më 7 shkurt me kërkesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?