Mbi 489 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit janar duke shënuar një rekord të ri me një rritje prej 30% krahasuar me janarin e vitit 2023.
Kryeministri Edi Rama, duke publikuar shifrat në rrjetet sociale shprehet se muaji i parë i vitit 2024 ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit turistik e pret vendin gjatë këtij viti.
“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar. Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit”- shkruan Rama.
Vitin që lamë pas Shqipëria u rendit e para në Evropë sa i takon rritjes më të madhe të numrit të turistëve ndërkombëtarë. Ndërsa deri në dhjetor të vitit 2023, u shënua shifra rekord prej 10 milionë turistësh në vend duke bërë që pritshmëritë për vitin 2024 të jenë deri në 15 milionë turistë.
Dukesh që kërkon të vetë lumturohesh nga rrezultatet e manifakturuara nga ministria e prop. Shkruaj dhe një bravo Edi që t'a besojnë njerëzit.
PërgjigjuO RAMA VIJNE VETEM PER TE NGRENE,,SE ESHTE LIRE,,PLAZHET I KE BERRNUT FARE...DUHET TI VESH DINAMITIN NGA VELIPOJA NE VLORE. .
Përgjigju