Mbi 5 mijë viktima nga përmbytjet, presidenti Begaj: Lutemi për popullin e Libisë

13 Shtator 2023, 08:20| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 08:22

  • Share

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me katastrofën e rëndë natyrore që po përjeton Libia, pas përmbytjeve masive, që kanë shkaktuar dhe viktima.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

‘Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.’- shkruan Begaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?