Insekt

Mbi 5 milionë raste në botë! Miratohet vaksina e parë kundër virusit Chikungunya

10 Nëntor 2023, 09:30| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 09:31

  • Share

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë miratuar vaksinën e parë në botë kundër chikungunya, një virus i përhapur nga mushkonjat e infektuara që FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) e ka përcaktuar si "një kërcënim në zhvillim për shëndetin global".

Chikungunya, e cila shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, në përgjithësi gjendet në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Azisë Juglindore dhe pjesëve të Amerikës, por kohët e fundit është përhapur në zona të reja gjeografike.

Vaksina, e cila u zhvillua nga Valneva e Evropës dhe do të tregtohet me emrin Ixchiq, është miratuar për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart që janë në rrezik të shtuar të ekspozimit, tha FDA. 

Drita jeshile e rregullatorit të ilaçeve në SHBA për Ixchiq pritet të përshpejtojë përhapjen e vaksinës në vendet ku virusi është më i përhapur.

Sipas FDA, virusi, nga zonat ku ishte tradicionalisht i pranishëm, “është përhapur në zona të reja gjeografike duke shkaktuar një rritje të prevalencës globale të sëmundjes”, me mbi 5 milionë raste të regjistruara në 15 vitet e fundit.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?