Foto nga India

Bota

Mbi 50 milionë persona krijojnë 'zinxhirin njerëzor' në Indi, sensibilizim për mbrojtjen e mjedisit dhe paragjykimet sociale

21 Janar 2020, 13:59| Përditesimi: 21 Janar 2020, 14:07

  • Share

Mbi 50 milionë persona, gati gjysma e popullsisë së Indisë, janë lidhur dorë për dore në Bihar për të formuar zinxhirin njerëzor të gjatë më shumë se 18 kilometra, si një mënyrë sensibilizimi për ambientin dhe paragjykimet sociale.

Lajmin e komunikoi fillimisht qeveria indiane, e cila e ka organizuar nismën e nisur nga kryeqyteti Patna, ku kanë marrë pjesë guvernatori Nitish Kumar dhe politikanë të tjerë.

Sipas ”Times of India”,manifestimi ka kaluar dy rekordet e mëparshme, të organizuara në vitin 2017 dhe 2018, e para që është mbajtur për ndalimin e alkoolit dhe e dyta kundër martesave me fëmijë.

Zinxhiri human i gjatë 18,000km është kontrolluar nga 15 helikopterë dhe është filmuar nga qindra dronë.

Foto nga zinxhiri njerëzor

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?