'Mbi 500 kg kokainë' SPAK: Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ergys Dashin, trafikuan lëndën narkotike nga Amerika e Jugut në Holandë

7 Gusht, 11:53| Përditesimi: 7 Gusht, 12:26

  • Share

1700728246_eralbibrecani.jpg

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për grupin kriminal që dyshohet për trafik të lëndëve narkotike, mes të cilëve është edhe djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçanit, Eralbi Breçani.

Sipas prokurorëve të SPAK, sekuestrimi i 446 kg kokainë në Holandë në dhjetor të 2021, i atribuohet të pandehurve Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani.

Këta të fundit në bashkëpunim me Ergys Dashi, i ekzekutuar në Ekuador në 2022, dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në  aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.


Lajmi kryesor:

Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?