Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Ministrja tha se mbi 500 kompani janë hetuar për evazion fiskal, Kryemadhi: Qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë

7 Korrik 2022, 17:50| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 18:00

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha në Kuvend se janë 500 firma private të hetuara dhe të referuara në prokurori për evazion fiskal.

Deklarata e Ibrahimajt vjen pasi Kryemadhi ka denoncuar një skemë mashtrimi dhe evazioni fiskal me 34 kompani që sipas saj kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës.

Më anë të një postimi në rrejtët sociale, Kryemadhi tha se me anë të kësaj deklarate, qeveria ia la përgjegjësinë drejtësisë për të justifikuar koncesionet dhe evazionin fiskal të qeverisë.

“Në vitin 2018, financat shqiptare kanë referuar në prokurori disa kompani fiktive që kanë kryer evazion fiskal me vlera miliona dollarë. Znj. ministre e financave deklaroi sot në Kuvend që janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal, e që është detyrë e prokurorisë hetimi i tyre dhe detyrë e gjykatës dënimi i tyre.

Pra, qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë qeveritare me koncesionet dhe veprimet fiskale”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi tha që meqenëse janë hetuar 500 kompani për evazion fiskal, atëherë pse nuk është hetuar në vitin 2018 edhe abuzimi në inceneratorin e Fierit, ku ajo denoncon se është bërë evazion fiskal në vlerën 2,6 milionë dollarë.

“Rezulton se në vitin 2017 disa nga këto kompani fiktive, të cilat i shikoni në foto dhe që janë pjesë e atyre të dërguara në prokurori, kanë lëshuar fatura "punimesh" tek Integrated Technology Waste Treatment Fier. Pra, i kanë lëshuar fatura fiktive koncesionarit të inceneratorit Fier.  Me siguri që Administrata Tatimore në vitin 2018 e ka hasur dhe evazionin galopant fiskal në vlerën 2.6 mln dollarë të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit. A është hetuar kjo kompani koncesionare nga Administrata Tatimore? Nëse po, a është referuar në prokurori? Nëse jo, pse? Nëse po, pse kanë vazhduar pagesat nga buxheti i shtetit deri në vitin 2020, për një kompani koncesionare që ka bërë evazion fiskal???”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi akuzoi qeverinë se vepron me standarde të dyfishta, por tha se drejtësia do t’i vendosë në shënjestër pushtetarët.

“Parimi "ca të nënës, e ca të njerkës" nuk mund të funksionojë në një shtet të së drejtës. Ndaj transparenca totale, për çdo koncesion dhe fond publik, është rruga e vetme e duhur për të mbrojtur interesin kombëtar. Koha e drejtësisë që t’i trajtojë njësoj përpara ligjit, si qytetarët dhe pushtetarët”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 07/07/2022 18:49

    Zonja Kryemedhenj ,se kush rshte hahdut dhe se kush eshte i ndershem e vendos vetem gjykata si organ vendim marres dhe jo ju qe keni politik berje . Dhe per ju ka shume fjale nga populli por vendos gjykata .Te shohim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?