Aeroporti i Rinasit

Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas në 2 javët e para të gushtit

16 Gusht, 14:51| Përditesimi: 16 Gusht, 14:54

  • Share

Gjatë 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Rinas mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023. Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023.

Shumica e pasagjereve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe përgjatë këtij muaji Shqipëria është kthyer në destinacionin e shumë turistëve të huaj. Edhe gjatë muajit korrik në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milionë pasagjerë vetëm nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas.

Referuar shifrave zyrtare nga Janari deri në Korrik të këtij viti në aeroport janë përpunuar mbi 5 milionë e 982 mijë pasagjerë, prej të cilëve 3 milionë e 547 mije e 987 janë të huaj, dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë. Duke qenë se muaji gusht rezulton si periudha më e ngarkuar me flukset e vizitorëve të shumtë, pritet që fluksi i pasagjerëve të jetë tepër i lartë.

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?