Policia Rrugore e Elbasanit, ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit korrik, janë vendosur mbi 6 300.
Policia ka arrestuar 21 drejtues mjetesh ka nisur hetimin për 11 të tjerë për veprat penale drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Masat administrative:
-6378 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, konkretisht:
-1201 për mosvendosje të rripit të sigurimit
-296 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
-495 për përdorim celulari gjatë drejtimit
-187 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
-124 për xhama të errësuar
-1532 për shpejtësi mbi normat e lejuara
-1320 për parakalime të gabuara
-356 për ndalim/qëndrim të gabuar
-95 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
-772 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Komento
Komente
