Mbi 600 garues nga 37 vende të botës, mbahet në Pogradec maratona e 'Enkelanës'! Pjesmarrësit: Erdhëm nga larg, na tërhoqi organizimi

31 Korrik 2022, 12:44| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 13:20

  • Share

Më shumë se 600 garues nga 37 vende të botës morën pjesë në maratonën e ‘Enkelanas’ të zhvilluar në Pogradec, duke krijuar emocione të forta falë një organizimi madhështor për herë të parë në këtë qytet. Vrapuesit ishin ndarë në dy disiplina: 21 km (Lin-Pogradec) dhe 10 km (Pogradec-Tushemisht), ndërsa garat ishin për meshkuj dhe femra.

Në garën më të gjatë, 21 kilometra, fitues u shpallën Diron Memushaj dhe Biljana Kiradjeva.

“Gara ka qenë shumë e bukur. Kam ardh nga Gjokava me kënaqësinë më të madhe për të garuar. Ka qenë spektakolare,”-u shpreh Diron Memushaj, maratonomak.

Ndërsa në disiplinën 10 kilometra shiritin të parët e prenë Gresa Bakraci dhe Albion Ymeri.

“Vij nga Kosova, nga Peja. Atmosfera ishte shumë e mirë pasi kishte brohoritje nga çdo cep i garës. U ndjeva shumë mirë sepse I shijoi garimet që i organizojnë shqiptarët. Mundohem gjithmonë të vij këtej dhe të jemi të gjithë bashkë për garat,”-tha Greca Bakraci, maratonomake.

“U ndjeva mirë. Koha ishte e përshtatshme për vrapim. Me punë ia dola të fitoj, por nuk kishte konkurencë të madhe për t’u munduar shumë. Isha në një zonë të sigurtë,”-u shpreh Albion Ymeri, maratonomak.

Përveç garës ky aktivitet kishte për qëllim edhe promovimin e qytetit të Pogradecit, me qëllim rritjen e potencialit turistik.

“Më pëlqen që ky aktivitet të kthehet në një traditë të vazhdueshme sepse i sjell impuls ekonomisë, por jo vetëm kaq sepse promovon zonën nëpërmjet vizitorëve të huaj sepse do jenë lajmësit më të mirë për atë që përfaqëson Shqipëria, qarku, Pogradeci dhe njerëzit,”-deklaroi Nertil Jole, prefekti i Pogradecit.

Maratona e ‘Enkelenas’ në Pogradec ka për qëllim të kthehet në traditë për qytetin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?