Mbi 600 gjoba në 10 ditë, Policia e Durrësit bën bilancin: U pezulluan 10 leje drejtimi! Procedohen 20 shoferë

21 Gusht, 15:53| Përditesimi: 21 Gusht, 16:08

  • Share

Policia Rrugore e Durrësit gjatë 10 ditëve të fundit, ka vendosur 642 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bënë me dije se janë proceduar penalisht 20 shoferë për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi si edhe janë pezulluar 10 leje drejtimi.

Masat administrative:

-642 masa administrative

-80 për parakalime të gabuara

-76 për mosvendosjen e rripit të sigurimit

-50 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit

-25 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse

-10 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit

-76 për mungesë të polices se sigurimit

-75 për parkim të gabuar

-250 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?