Mbi 700 botime nga udhëtarët e huaj që vizituan Shqipërinë, Misha: I pari shoqëroi mbretin e Francës, në oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm, lidhja me Shqipërinë

15 Nëntor 2022, 15:42| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 16:11

  • Share

Mbi 300  nga 700 njësi të Fondit, me antikuarë, harta, botime me karater albanogjik por edhe në një vështrim të përgjithshëm balkanologjik  ,është çelur kët ëtë hënë  në Bibliotekën Kombëtare ekspozita “Udhëtarë francezë në Ballkan e Orient”...

 

“Janë vepra që kanë vlera historike universale. Duke filluar që nga shekulli XVI, ku vepra e mëhershme daton në vitin 1555. Janë vepra që sjellin dëshmi për realitete të panjohura, shkojnë deri në Indi, Persi, Gjeorgji etj., përveç Perandorisë Osmane dhe vendeve të Ballkanit. Janë vepra që të ndihmojnë të kuptosh më mirë veten,në gjithë ecurinë kronologjike shekull pas shekulli. Vepra e parë ( NICOLAY, Nicolas de. “Le Navigationi et viaggi, fatti nella Turchia”)

 lidhet me shkrimet e një shoqëruesi të një delegacioni të mbretit të Francës,  në oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm. Kështu që është një përshkrim i Perandorisë Osmane në atë kohë, kur edhe ne ishim pjesë e saj”, shprehet drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.  

 

Dëshmi të dokumentuara të vizitorëve francezë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria lakohet më shpesh gjatë shekullit të XX, duke nisur nga botime si “Beteja e Shkodrës”, guida për vendin tonë, vështrime mbi kufijtë administrativë të brendshëm gjatë viteve 1916-1920, por edhe raporti i Shqipërisë me Evropën në periudhën që pason.

 

“Autorët janë të ndryshëm, por ajo që duhet theksuar është fakti se është shumë e rëndësishme që këta libra të studiohen”, shton më tej Misha.

 

Në ilustrime, vendi ynë vjen përmes krahasimeve, ekspozimit të etnografisë, ceremonive por edhe arkitekturës .

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?