Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom tha se janë mobilizuar mbi 7.500 zjarrfikës dhe personel emergjence për të përballuar zjarret në zonën e Los Angeles-it. Ai ka firmosur gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të mbështetur komunitetet e prekura nga kjo katastrofë.
Pak orë më parë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi kërkesën e guvernatorit Neësom për një deklaratë presidenciale për fatkeqësi të rëndë, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve për t’iu përgjigjur krizës në vazhdim.
Erërat, që kanë shkaktuar shkatërrimin e disa lagjeve në Los Angeles, po fryjnë tani me një intensitet më të ulët, por alarmi i kuq në lagjet e prekura mbetet ende në fuqi.
Ariel Cohen, meteorolog përgjegjës i Shërbimit Kombëtar të Motit në Los Angeles, tha për CNN se do të duhen disa ditë, ndoshta deri në fund të javës, që erërat të qetësohen plotësisht.
Lajmi kryesor:
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
S.G/ReportTv.al