Mbi 84 mijë vetë në kërkim të një pune! Pandemia trefishon numrin e të papunëve

13 Shtator 2020, 15:47| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 16:11

  • Share

TIRANË- Më shumë se 84 mijë njerëz janë në kërkim të një pune në vendin tonë. Vetëm nga pandemia është trefishuar numri i qytetareve që regjistrohen për herë të parë si të papunë. Në tre muajit e karantinës u regjistruan 14 mijë e 867 persona për herë të parë si punëkërkues. Kjo është shifra më e lartë për të paktën 5 vitet e fundit.

Në total sipas të dhënave të INSTAT, në fund të qershorit numri i personave të regjistruar të papunë arriti në 84 mijë e 718, duke shënuar një rritje të ndjeshme qe kkapi nivelin e viteve 2017-2018.

Vetëm për periudhën Prill-Qershor, pikërisht në kohën e karantinës 17 mijë e 600 qytetar më shumë se në tremujorin e parë që janë regjistruar si të papunë,

Si pasojë e pandemisë në total dolën të papunë 50 mijë punonjës, nga të cilët 30 mijë i përkasin sektorit privat jo bujqësor, 18 mijë sektorit bujqësor dhe nga sektori shtetëror 2 mijë të punësuar më pak.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ich bin hier: 26/09/2020 15:55

    Me mirë në ndertim jashta Shtetit apo lavazho në UK sesa punet pa kontrata dhe pa lidhje vetëm call centra ka Shqipëria ! Ska biznese në shqiperi vetëm mashtrues ! Kush e hengri e hengri të tjeret do ta hane me vone !

    Përgjigju
  • Iris: 13/09/2020 21:25

    Shume e vertete,preferojne me mire tu dergojne para te afermit emigrante,dhe ata te rrine tere diten ne kafene si turqit duke bere llogje,ose preferojne <<te jene shefa e asnje indian>> !

    Përgjigju
  • aaaa: 13/09/2020 16:02

    Ja fusni kot...shqipot nuk duan te punojne. Kam biznes . Ka dy jav kam nxjere njoftim dhe nuk vijn. Kerkojne Pune ku te rrine ulur me telefona neper duar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?