Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

29 Shtator, 13:14| Përditesimi: 29 Shtator, 13:23

  • Share

Policia Rrugore e Tiranë ka ditën e sotme bërë bilancin javor për javën që lamë (22.09.2024 - 28.09.2024) ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur 9.949 gjoba, mesatarisht 1,421 në ditë.

Blutë sqarojnë se janë janë bërë 22 arrestime dhe procedime penale, ku  3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 persona për pa leje drejtimi, 13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 person për largim nga vendi i aksidentit

Masat administrative:

-9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë

-40 masa për xhama të zinj

-552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

-659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

-483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

- 6.827 masa për qëndrim të gabuar

-550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

Pezullime dhe bllokime:

-11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit

-20 raste për tejkalim shpejtësie

-37 raste të ndryshme 

-11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Para se: 29/09/2024 21:16

    Para se te dal ndonje i zgjuar edhe te thot esht ish zv kryeminister nuk esht ne detyr. Krimin e supozuar prr tr cilin akuzoet kur e beri kur ishte ne qeveri apo...

    Përgjigju
  • Popse: 29/09/2024 21:11

    Po pse esht lajm ky, nuk e morem vesh. Ai qe eshte i intersuar ka faqe interneti e zyra shteti edhe ministria edhe mund te kontrolloj. Demek dule nxjer "bilance" cdo jav apo dy jav qe gjasme ktu ka shtet se po marin gjob ata qe jan pa rrip ose flasin ne telefon ne timon? Ju keni sevenfes kryeministrin ne kerkim or taj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?