Sali Berisha, gjatë konferencës nga arresti shtëpiak

Mbi një dekadë në opozitë, i padëshiruar dhe nën arrest shtëpie, Berisha kërcënon Sorosin se do e shpallë ‘non grata’! Thotë dhe se Rama do shkojë për azil te Lukashenko

15 Nëntor, 17:06| Përditesimi: 15 Nëntor, 17:49

  • Share

Ndërsa prej 11 vitesh qëndron në opozitë, nën arrest shtëpie dhe për më tepër i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Anglia, nga konferenca e sotme për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha nuk la pa sulmuar sërish edhe George Soros, duke e paralajmëruar dhe kërcënuar se nëse PD do marrë pushtetin, ai do e shpallë atë “non grata”, duke ia mbyllur aktivitetet që ka në Shqipëri. 

Gjithashtu, kryetari dhe njëkohësisht deputeti i PD, nën arrest shtëpie për dosjen “Partizani”, paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama, duke nënvizuar se do shkojë për azil, duke nënkuptuar në një shtet tjetër.

Berisha pohoi se amerikanët ne 5 Nëntor i dhanë një goditje të fuqishme rivalit të tij Soros dhe premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të bëjë të njëjtën gjë në Tiranë me përfaqësuesit e Soros.

“Është një betejë jo e lehtë, por natyrisht shqiptarët nuk do kenë më çdo dy javë mysafir të paftuar për shumicën e tyre, kryemafiozin Aleksis Soros. E garantoj Aleksis Soros se në aktet e para, fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë në Shqipëri dhe ai do shpallet non-grata”, tha Berisha.

Kryeministrin Edi Rama e paralajmëroi se nga SHBA do të marrë lajme të këqija, sa i përket çështjes McGonigal. Ndërkohë i mëshon spekulimeve dhe tregon se Edi Rama po planifikon azilin. 

“Të dhënat janë se ai ka parashikuar një ekzil diku, sepse e di që do jetë ‘ëanted’ jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe drejtësia e vendeve të tjera. Mund të shkojë edhe te Lukashenko, se i lidh Alabari me Lukashenkon”, tha Berisha.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pitagora teoria: 16/11/2024 23:20

    Nese Berisha me opozite e ul ne numerin 63-67 deputet mazhorancen ne projeksionet e 2025 atehere Berisha vjen ne pushtet ! Mesa duket opozita e djathte po ndjek metoden e Trump duke mos u deklaruar dhe pa zhurme pra pa bere zhurm me protesta dhe me numra , keshtu dhe republikanet nuk u pronuncuan para zgjedhjeve ama diten e votimit e nxoren jashte loje mazhorancen , pra protesta dhe “forca” dhe fuqia me numra ne protesta nuk ka vlere ne 2025 , tani me qetesi dhe me tekknike duket sikur Berisha po riprojektohet si kreu mazhorances ne votimet e 2025 pra nese QEVERIA aktuale merr ne 2025 gati 63-67 deputet ka shanse te vije nje qeverj tjeter apo nje terren tjeter politik. Beteja politike duket e hapur …

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2024 02:35

    Sali a ke pare nga dritarja ku del cdo dite ndonje derr te fluturoje? Kur te shohesh,atehere do te kesh mundesi t'a shpallesh dhe Sorosin /te padeshirueshem/.

    Përgjigju
  • Tedi: 15/11/2024 19:44

    Sali me 36 Gusht do vish ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?