Dy këngëtaret Selena Gomez dhe Demi Lovato

VIP & Spektakël

Mbidoza e Demi Lovatos, Selena Gomez shpërthen në lot në mes të intervistës: E vuajta me veten

5 Shtator 2018, 12:22| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 12:26

  • Share

Mbështetja e një mikeshe është mjaft e rëndësishme. Sidomos kur ndodhesh në situata me probleme serioze si ato të drogës, kur familja e ka shumë të vështirë të të mbështesë, ja ndjen shumë nevojën një mikeshe. Ajo ndoshta do të jetë personi i vetëm që do të të kuptojë dhe do të flasë me ty pa të paragjykuar.

Kështu ka qenë gjithmonë lidhja mes Demi Lovatos dhe Selena Gomez. Vajzat janë njohur që në moshën 7 vjeçare, kur ishin aktore dhe këngëtare për “Disney”. Mirëpo kur Demi Lovato përfundoi në spital si pasojë e overdozës, Selena Gomez nuk reagoi aspak për rrjetet sociale.

Pikërisht për këtë arsye shumë media aluduan se mos ndoshta miqësia me sdy vajzave kishte marrë fund. Në një intervistë për revistën “Elle”, Selena ka treguar për herë të parë se përse qëndroi në heshjtje. Mes lotësh dhe me zërin që i dridhej, ajo rrëfeu se e ka vuajtur gjithçka përbrenda dhe se ishte periudha më e vështirë për të.

“E kam vuajtur shumë me veten sepse ishte shumë e vështirë. Nuk doja të flisja për mediat apo fansat për të, por t’i qëndroja personalisht pranë. Oh, sa e vështirë ishte. E dua shumë. Njihemi që kur ishim shtatë vjeç,”- tregoi Gomez për revistën.

Me 24 korrik, Demi Lovato u dërgua me urgjencë në spital si pasojë e overdozës me heroinë. Ajo qëndroi më shumë se një javë në spital dhe menjëherë pas saj u dërgua në qëndër rehabilitimi. Burimet shprehen se Demi po e rimer veten dhe është shumë mirë.

Selena Gomez për revistën "Elle"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?