Katër fëmijë të vegjël që u gjetën muajin e kaluar pasi mbijetuan 40 ditë në pyllin tropikal të Amazonës pas një aksidenti ajror, kanë dalur nga spitali dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, sipas autoriteteve kolumbiane.
Katër fëmijët, të moshave nga 1 deri në 13 vjeç, kanë marrë trajtim në Spitalin Ushtarak të Kolumbisë në Bogota që kur u gjetën më 9 qershor.
Ata dolën nga spitali të premten dhe tani po qëndrojnë në një nga 188 strehimoret që agjencia drejton në të gjithë Kolumbinë.
“Duke marrë parasysh gjithçka që fëmijët kanë kaluar, ata janë në gjendje të mirë. Shëndeti i tyre fizik është shumë mirë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë nga një ekip psikologësh dhe antropologësh”, deklaroi agjencia.
Katër fëmijët e moshave1, 4, 9 dhe 13 vjeç i mbijetuan përplasjes së Cessna 206 në të cilën ata po udhëtonin me nënën e tyre dhe një të afërm tjetër. Nëna dha frymën e saj të fundit katër ditë pas rrëzimit të aeroplanit, i cili gjithashtu mori jetën e dy të rriturve të tjerë në bord (përfshirë pilotin dhe një pasagjer).
Të premten, autoritetet thanë se pritet të ngrihet një çështje përpara një gjykate për të përcaktuar se kush do të marrë kujdestarinë ligjore mbi katër fëmijët.
Babai i dy fëmijëve më të vegjël, Manuel Ranoque, dhe gjyshërit nga ana e nënës së tyre të ndjerë kanë kërkuar kujdestarinë ligjore mbi ta, por gjykata do vendosë për fatin e tyre.