Lavandra e mbjellë në Gramsh

Mbillen 150 ha me lavandër në Gramsh! Fermerët zgjerojnë sipërfaqen e tokave të mbjella me bimë mjekësore aromatike

9 Korrik 2023, 10:51| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 15:37

  • Share

Fermerët në të gjithë vendin po zgjerojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, nga eksporti i të cilave sigurojnë të ardhura ekonomike më të larta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbi 150 hektarë parcela të mbjella me lavandër në Kushovë të Gramshit.

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë lloje bimësh, të cilat formojnë thuajse 32 % të të gjithë florës së Europës. Më 2022, Shqipëria ka eksportuar mbi 15.000 tonë bimë mjekësore dhe aromatike, me vlerë mbi 50 milionë euro.

Produktet më të rëndësishme të eksportit janë sherbela, rigoni, trumza, livando, etj. Është regjistruar një fluks i vogël, por në rritje i eksportit të vajrave esencialë, si edhe një rritje e kapacitetit përpunues në vend.

Më shumë se, 400 specie janë identifikuar si BMA të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe eksportohen. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?