Kronikë

Mbillen 56 selvi te Liqeni në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën nga COVID, Veliaj: Një kënd i kujtesës për të mos u harruar

13 Maj 2021, 16:47| Përditesimi: 13 Maj 2021, 16:53

  • Share

Në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19, tek Parku i Liqeni janë mbjellë 56 selvi. Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se kjo do hapësirë do të jetë një oaz reflektimi për familjet e këtyre mjekëve.

Ndërsa falenderon të rinjtë e Këshilli Mjedisor të Tiranës për idenë dhe miqtë nga Dhoma e Zejtarisë për mbështetjen, Veliaj shprehet i bindur se ky kënd kujtese nuk do të lejojë harrimin e sakrificës së tyre gjatë pandemisë.

"Një oaz reflektimi, nën hijeshinë e 56 selvive në Parkun e Liqenit, për familjet e 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19. Faleminderit Katerinës dhe të rinjve nga Këshilli Mjedisor i Tiranës për idenë, por edhe Luanit dhe miqve nga Dhoma e Zejtarisë për mbështetjen, qytetarë të mirë, që krijuan me dashuri, një kënd të kujtesës për të mos harruar", shkruan Veliaj.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?