Mbiprodhim, vaji i ullirit në Berat mbetet stok! Fermerët: Çmimi vetëm 500 lek/kg, por nuk shitet

10 Dhjetor 2022, 16:20| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 16:26

  • Share

Berati njihet për kulturën e ullirit dhe këtë vit prodhimi është i bollshëm, por fermerët përballen me mungesën e tregjeve. Ata kërkojnë nga qeveria të hapë pika grumbullimi pas me qindra kuintal vaj ulliri ka mbetur stok.

I gjithë qarku i Beratit ka superprodhim në kulturën e ullirit, pro problem mbetet gjetja e tregut. Report Tv intervistoi fermerët e fshatit Bilçës, të cilët thanë se e kanë ulur çmimin në 500 lek/kg dhe sërish nuk ka tregtarë të interesuar për vajin e ullirit.

“Unë pa 5 mijë lek nuk e heq! Këtu s’vjen njeri, e sheh dhe vetë s’ka asnjë tregtar. Shteti duhet të hapë pika grumbullimi”, tha një fermer.

Shumë prej tyre kanë ende pa shitur vajin e vitit të kaluar, ndërsa me prodhimin e vajit të ri, nuk kanë as vende për ta magazinuar.

"Vaji nuk shitet e mbaj në shtëpi, as me 4 mijë lek jo. Jemi bërë për ti futur sharrën se shpenzime dhe në fund s’marrin asgjë”, u shpreh një tjetër.

Fermerët kërkojnë nga qeveria të stimulojë hapjen e pikave të grumbullimit dhe ambalazhimit të vajit të ullirit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sami: 12/12/2022 10:02

    Vai i ullirit origjinal ne sloveni nuk shitet nder 10 euro kto llafe me 6 euro nuk jan te verteta saj perket europes un i ndihmoj qdo vit ni fermeri nga kopri ka kosto vai origjinal sedi shka komentoni qmim 6 euro mun te jet vaj po i ullirit origjinal jo

    Përgjigju
  • Pa emer: 11/12/2022 04:54

    Vaji extra vergine minimumi nuk duhet te jete nen 8 euro perndryshe nuk eshte vaj ulliri.Juve nuk ju shitet se e tregoni ne shishe kokakole dhe ne bidona uji plastik dhe eshte i pa kontrolluar kush kujtoni sa ua blene.

    Përgjigju
    • Meri: 11/12/2022 19:02

      E sakt,edhe une këtë doja të thoja.I thash nji njëriut time,mos e mbajë vajin e ullirit në bidona plastike,më tha: ne ne shqipëri e mbajme kështu.

  • Iris: 11/12/2022 02:52

    Tek ne vaji i ullirit shitet ne varesi te madhesise se shishes,grades dhe vendit te origjines si dhe marketit qe i shet.Shkon nga 5.99 $-23.99 $.Vajrat organike dhe ata me esenca shkojne shume me shtrenjte.Nuk e kuptoj se perse keta fermere prodhojne akoma vaj,kur nuk kane shitur akoma ate te vitit te kaluar!

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/12/2022 18:56

    Çudi 500 leke pak si shtrenjte ketu ne Gjermani 1 liter vaj qe vjen nga Italia,Greqia dhe Spanja,sepse ne Gjermani nuk behet ulliri,nle liter extra Vergine shitet nga 4 deri 6 €litri. Qe do te thote se nga prodhuesi blihet max 1.5 € per tu shitur me pakice 4-6 €.

    Përgjigju
    • Desi: 12/12/2022 08:52

      Kostja e nje litri vaj qe ta marresh ne fabrike eshte te pakten 3.5 euro. Vaji 1.5 € nuk eshte vaj ulliri por vaj kimik.

    • Arben: 11/12/2022 19:02

      Edhe ne Bruxelles eshte nga 4 deri ne 15 euros per liter. Por problem eshte ne Berat se vaji kikirikut qe perdoret per perzierje eshte shtrenjte.

    • Aldo: 10/12/2022 22:34

      Paske ngren vaj ulliri po lepi vaj industrial se ullirin se ke njohur

    • adi: 10/12/2022 22:22

      JE i sigurt per vain qe bleke 6eu ne gjermani e qe vila nga greqia????? futja kot emigrant...ne greqi sot esht 7.5 eu ne fabrike.....ne itali 3sht 8 eu po ne fabrik nga e gjete ket 1.5 eu

  • redi: 10/12/2022 18:51

    Mos i prisni te gjitha nga qeveria ,por sidomos nga pushteti vendor.Tjeter rruge eshte qe cdo fshat te bashkohet dhe te investojne (me ndihmen e qeverise)ne ndertimin e pikes se tyre te grumbullimit

    Përgjigju
  • Une: 10/12/2022 18:24

    500 lek litri jo kg o injoranter qe vetem dini te qaheni. Shume mire eshte cmimi se cfare kerkoni ju ? Me 5 euro litrin e gjen ne supermarkete neper Evrope vajin e ullirit.

    Përgjigju
  • Alfons: 10/12/2022 18:02

    Car tju themi,ngaqe na e keni futur gati 30 vjet me lloj lloj pislliqesh tani edhe sikur ta keni 101 % pa hile (nga halli se eshte shtrejtuar vaji i lulediellit) sju besojme me .

    Përgjigju
    • @beraci: 11/12/2022 23:31

      E vërtetë. Vaji i ullirit në Shqipëri është vaj gjelle dhe jo extravergine. Nëse për 1 litër vaji duhen 3.5 kg ullinj atëherë cilësia e vajit është e dobët dhe aciditeti i lartë. Metoda e nxjerrjes së vajit në Shqipëri (me nxehje) ka rreze të lartë e cilësi të ulët. Si të gjitha gjërat në Shqipëri....

    • Beraci: 10/12/2022 18:45

      Vazhdo të mos besosh. Nga 3.5 kg ullinj del 1 litër vaji. Bëji vetë llogaritë kur për 1 litër extravergine duhen 7-9 kg ullinj.

  • Vaji: 10/12/2022 17:51

    Me beni te mire dhe 7-8 mije dhe pak esht sa ka shku ai tjetri. Per gatim perdoreni. Ktu italy ashtu gatuajm

    Përgjigju
  • Jon: 10/12/2022 16:55

    Mos u tregoni të pa pjekur, tregu është Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në V.Makedonia dhe Greqi.

    Përgjigju
    • Deni: 11/12/2022 07:37

      Po ç"Kosovarë zeza ku e njohin ata vajin e ullirit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?