Gjatë mbjelljes së pemëve në qytetin e Durrësit ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiaken Emirjana Sakon për çeljen e fushatës elektorale, një e moshuaru ofrua për të mbjellë një pemë dhe për të dhënë mesazhin e rëndësishëm.
Duke theksuar se për 30 vite me rradhë kishte votuar PD-në, qytetarja falenderoi kryebashkiaken e qytetit dhe tha se nuk kishte rëndësi ndarja partiake kur bëhet fjalë për të ecur përpara.
Qytetarja: Unë s’jam e ftuar nga asnjë.
Rama: Ke ardhur vetë?
Qytetarja: Po, se 30 vjet kam votuar Partinë Demokratike
Rama: Ashtu?
Qytetarja: Po, të gjithë durrsakët e dinë që unë jam me PD-në. Kryetarja ku është?
Emirjana Sako: Unë këtu jam.
Qytetarja: Së pari dua t’ju them faleminderit që mbajtët fjalën për lagjen time. Se kur kam bërë takimin e parë më premtoi që këtë lagje do ta transformojë dhe unë ju betova që nëse do më mbash llafin, e unë të ndjehem njeri, unë do votoj për ju. Ja ça bëra sot. Unë nuk e dija se kryeministri do të vinte, e mora vesh rastësisht dhe shih si erdha. Me vrap! E dyta desha të jap një mesazh, ta japim të dy.
Rama: Po më thuaj.
Qytetarja: Nuk ka rëndësi nëse unë jam e djathtë, edhe ju jeni aq i djathtë sa jam unë, se vë në dyshim fare këtë.
Qytetarja: Ta mbjellim këtë pemën bashkë dhe t’u themi këtyre shqiptarëve: Ej nuk ka rëndësi jam blu apo e kuqe, rëndësi ka që ne ta duam njëri-tjetri dhe ta bëjmë këtë vend, se u lodhëm! Si thua?
Rama: Jam shumë dakord, hajde!
Qytetarja: Nuk ka rëndësi nëse është blu apo i kuq, është kryeministri im. Nëse nuk arrijmë ta kuptojmë, nuk ecim dot përpara.
Lajmi kryesor:
Rama çel fushatën elektorale të PS në Durrës: Do jetë një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe! Dy hijet e së kaluarës duan ta kthejnë prapa
B.V/ReportTv.al