Mbjellja e pemëve, Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, t’i lëmë qytetit një pajë të jashtëzakonshme! Rritje pagash për punonjësit e bashkisë dhe edukatoret

9 Shtator, 17:56| Përditesimi: 9 Shtator, 20:28

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa e cilësoi vlerësim atë të Agjencisë Europiane së Mjedisit, e cila e renditi Tiranën mes 10 kryeqyteteve Evropiane me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë, një përgjigje pati dhe për opozitën.

Nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, Veliaj e ftoi opozitën që në vend të sulmeve t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve.

 “Është një vlerësim që na e jep BE, jo i bindjeve tona politike, kështu që në këtë sens do të doja që të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike do i lëmë qytetit dhe fëmijëve të qytetit një pajë të jashtëzakonshme për gjeneratat që do të vijnë. Ato pemë ndoshta, nuk bëjnë hije sot, por nga pak përditë mbas 9 vitesh marrim këtë vlerësim dhe diçka që mbjellim këtë vit do e marrë vlerësimin në një dekadë tjetër”, tha më tej Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky vlerësim shton motivimin për të rritur më tej gjelbërimin e Tiranës duke përmirësuar jetën e të gjithëve.

“Ndihem i vlerësuar nga nota që na dha Agjencia Europiane e Mjedisit këtë të dielë. Mund të kemi bindje të ndryshme, por pemët u bëjnë hije njësoj të gjithë. Fakti që sot jemi kryeqyteti në 10-shen e parë për mbulesën urbane me pemë, me gjelbërim dhe me hije, thjesht na shton motivimin për më shumë. Momenti më i mirë për të mbjellë pemë ishte dje, momenti i dytë më i mirë është sot dhe i treti më i mirë është nesër. Me këtë vlerësim kemi lënë pas Beogradin e Athinën”, tha ai.

Veliaj në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, pati edhe me një falenderim për stafet e 400 institucioneve arsimore në Tiranë, të cilët mirëpritën 350 mijë nxënës të sistemit parauniversitar në .

Ai tha se Tirana ka bërë një revolucion në shkolla dhe kopshte, si në zona urbane, ashtu edhe në zona rurale.

“Kemi pasur një revolucion në Tiranë, sot kemi hapur 400 institucione arsimore, nga të cilat 187 shkolla, 87 në zona urbane dhe 100 në zona rurale. Po ashtu edhe rreth 102 kopshte dhe çerdhe dhe disa institucione që quhen qendra sociale apo qendra për persona me aftësi ndryshe", tha Veliaj.

Rritje pagash 

Kryebashkiaku lajmëroi edhe rritje pagash për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, si edehe për edukatoret.

“Ndryshon paga e specialistëve të Bashkisë dhe merr një rritje prej 100 mijë lekësh të vjetra të pagës për pozicion, duke unifikuar gjithashtu me specialistët e të njëjtës kategori në administratën qendrore. Në këtë kuadër është parë e domosdoshme që ta përfitojnë këtë shtesë edhe punonjësit administrativ të aparatit të Bashkisë që janë punonjësit e shërbimit, magazinier, pastrues dhe njerëz që bëjnë këto shërbime për qytetin tonë. Pika 8 ka të bëj prapë për një lajm të mirë, por tani për institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës për miratimin e niveleve të pagës të punonjësve të Policisë Bashkiake  të ndryshuar”, tha Veliaj.

Veliaj tha se edhe për edukatoret e Bashkisë së Tiranës rroga bazë propozohet të rritet nga 55,000 lekë të rinj aktualisht në 58,000 lekë të rinj, duke reflektuar një përmirësim të rëndësishëm për këta profesionistë të rëndësishëm të qytetit.

Ora 20:11
Veliaj: Nga shtatori i vitit që vjen, ushqim falas për nxënësit në 100% të shkollave të kryeqytetit

1725905550_ErionVeliaj.JPG

Duke nisur nga shtatori i vitit që vjen, Bashkia e Tiranës synon të integrojë paketën e ushqimit falas në 100% të shkollave të kryeqytetit, për t’u siguruar fëmijëve të njëjtin fillim në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Lajmin e bëri me dije kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak.

 “Ashtu siç tek transporti kemi planifikuar, që për personat në pension dhe ata me aftësi të kufizuara, nga 1 janari të bëjnë udhëtimin falas me autobus, ne duam që të planifikojmë që në shtatorin që vjen, pra jo këtë shtator, të përgatitemi një vit, ne të kemi ushqimin në të gjithë shkollat e Tiranës, sidomos për t’u dhënë fëmijëve të njëjtin start. Ca familje janë më të pasura, ca nuk i kanë mundësitë, por kur vjen puna tek kaloritë, vitaminat, çdo fëmijë duhet të ketë startin e barabartë në qytetin tonë. Sot jemi në kushtet ku Bashkia mund ta bëjë këtë investim, ndërkohë që kur ishim në ditë më të vobekta nuk e kishim këtë mundësi. Shkolla- qendër komunitare do të transformohet në një plan për 100% të shkollave tona, për t’u siguruar që fusim ushqimin e fëmijëve në shkolla”, theksoi kreu i Bashkisë.

Ora 18:07
Veliaj: Rriten pagat për punonjësit e bashkisë dhe edukatoret! Transformojmë stadiumin 'Selman Stërmasi' dhe Pallatin e Sportit 'Asllan Rusi'

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi ndryshimet e pagave për të gjithë nënpunësit civil, duke i unifikuar me pagat e administratës qendrore.

Në këtë mënyrë, specialistët e Bashkisë do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre në ministri, ndërsa shefat e sektorëve do të kenë të njëjtin trajtim financiar si në administratën qendrore.

“Ndryshon paga e specialistëve të Bashkisë dhe merr një rritje prej 100 mijë lekësh të vjetra të pagës për pozicion, duke unifikuar gjithashtu me specialistët e të njëjtës kategori në administratën qendrore. Kjo barazohet sot me këtë vendim të këshillit bashkiak. Në këtë kuadër është parë e domosdoshme që ta përfitojnë këtë shtesë edhe punonjësit administrativ të aparatit të Bashkisë që janë punonjësit e shërbimit, magazinier, pastrues dhe njerëz që bëjnë këto shërbime për qytetin tonë. Pika 8 ka të bëj prapë për një lajm të mirë, por tani për institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës për miratimin e niveleve të pagës të punonjësve të Policisë Bashkiake  të ndryshuar.

Ka të bëjë me ndryshimin e llogaritjes të elementit shtesë për vjetërsi në punë. Pra, duke njësuar në mënyrën e llogaritjes së këtij elementi dhe për punonjësit e tjerë të institucioneve të administratës publike qendrore dhe vendore. Gjithashtu policëve bashkiak dhe punonjësve mbështetës u jepet një shtesë për kushte pune mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse në masën 40 mijë lek të vjetra në muaj. Pra nga muaji tjetër policët bashkiak dhe stafet mbështetëse do të marrin një shtesë të pagës 40 mijë lek në muaj”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj prezantoi gjithashtu një vendim që përmirëson pagat për njësitë administrative, pa dallime politike.

Ky vendim përfshin gjithashtu rritjen e shpërblimit për ndërlidhësit me komunitetin, duke garantuar një trajtim më të mirë për ata që kryejnë funksione emergjente dhe të tjera.

“Ky projekt vendim parashikon, rritjen e vlerës së pagës për pozicion sipas numrit të banorëve në njësinë administrative me një rritje mesatar nga 15 deri në 25 %. Ndryshimi e llogaritjes e elementit prapë shtesë për vjetërsinë në punë të pensionit duke e njësuar me mënyrën e llogaritjes së elementit për nënpunësit e tjerë të institucioneve të administratës publike. Pra dhe në njësitë administrative, llogaritja e vjetërsisë në punë me 2% do të jetë e njëjtë me institucionet e tjera. Për të gjithë kryepleqtë, paga mujore ose le të themi dieta mujore do të jetë 155 mijë lek të vjetra. Miratimin e shpërblimit mujor për 250 ndërlidhës me komunitetin në masën 100 mijë lek.

Kështu që edhe ndërlidhësit e komunitetit që kryejnë funksion sidomos në raste emergjencash, unë besoj që kanë një trajtim më dinjitoz me këtë rritje. Ndërkohë për institucionet e varësisë, këtu fus institucionet e varësisë që kemi gjetur në Bashkinë e Tiranës plus të rejat që janë krijuar, si Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit, Kopshti Zoologjik, Tirana Parking e kështu me radhë. Edhe këto ndryshime vijnë si rrjedhojë e rritjes së pagës në administratën qendrore dhe vendore në masën 15 deri në 25 %”, deklaroi Veliaj.

Veliaj tha se edhe për edukatoret e Bashkisë së Tiranës rroga bazë propozohet të rritet nga 55,000 lekë të rinj aktualisht në 58,000 lekë të rinj, duke reflektuar një përmirësim të rëndësishëm për këta profesionistë të rëndësishëm të qytetit.

Për punonjësit mbështetës dhe specialiteteve të ndryshme, si pastruesit, hidraulikët dhe elektricistët, do të ketë gjithashtu një shtesë mujore prej 4,000 lekësh të rinj, që përfitojnë mbi 5,000 punonjës të Bashkisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije lajmin e transformimit në hapësira dinjitoze, të dy hapësirave sportive në kryeqytet. Veliaj tha se bëhet fjalë për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. 

“Duam të ecim me projektin e 100 fushave sportive dhe kemi planifikuar që, dy investimet e radhës të jenë stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Kemi një mundësi për të thënë se përtej bindjeve politike, të bëjmë edhe dy hapësira të reja model, ku ke qejf të shkosh, siç është bërë Arena Kombëtare. Unë jam me parimin se njeriu kur punon për qytetin, duhet të ketë qef të shkojë te stadiumi sepse thotë: Unë ngrita kartonin jeshil për këto investime”, tha Veliaj. 

Mandej, Veliaj shtoi se Arena Kombëtare është një histori e jashtëzakonshme suksesi, si arkitekturë, si biznes dhe si ekonomi, ndërsa tha se Bashkia Tiranë ka për qëllim të bëjë të njëjtën gjë edhe te stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. 

“Ne do ta fillojmë një proces bashkëpunimi me projektin e rijetëzimit të stadiumit “Selman Stermasi” për të pasur një hapësirë ekonomike të ngjashme me atë që kemi te Arena Kombëtare dhe pastaj, me t’u përgatitur do të vazhdojmë dhe me pallatin e sporteve “Asllan Rusi”. Një pallat sportesh që nisi si hangar është totalisht i amortizuar, ndaj kemi një shans për të pasur dhe aty një investim serioz. Ashtu siç kemi pasur ndeshje ndërkombëtare te Arena Kombëtare, finalja e UEFA Conference League që do ishte e pamundur me stadiumin e vjetër që kishim”, u shpreh Veliaj.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?