Kryeministri Edi Rama në emisionin 'Klan Kosova'

Politikë
Top 24

Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama shpjegon shprehjen 'What the Fuck': Doli natyrshëm

26 Nëntor 2018, 21:49| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 00:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në emisionin televiziv “Klan Kosova” se fraza “What the fuck” që përdori paraditen e sotme në mbledhjen e dy qeverive në Pejë nuk ka qenë e planifikuar të thuhet.

“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama.

Kryeministri shtoi se fraza ka ardhur si pasojë e një bisede që fillimisht kishte bërë me ministrin e Punës dhe Mirëqënies së Kosovës, Skënder Reçica.

“Buroi nga tregimi i Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që më tregoi se kur kishte shkuar në Beograd për një takim rajonal deri në dy të natës i rrinin mbi kokë disa miq evropianë, sigurisht nën presionin e serbëve që ai të garantonte që të nesërmen kur të fliste nuk do të përmendte termin, Republikë e Kosovës. Kjo doli sepse kjo është situata në tërësi. Nuk është thjesht ai moment, por një tërësi gjërash që po ndodhin”, është shprehur Rama.

Shprehja “What the fuck”, që u përdor sot nga Rama, u përkthye si një shprehje që kundërshtonte qëndrimin e Serbisë dhe “dyfytyrësinë” e BE-së karshi Kosovës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?