Mbledhja e grupit parlamentar të PS, Çuçi: Të enjten votojmë marrëveshjen me Italinë për emigrantët! Pranojmë propozimet e opozitës për Amnistinë Penale

5 Shkurt, 10:52| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:31

  • Share

Ditën e sotme (5 shkurt) grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje para seancës plenare të Kuvendit që pritet të mbahet pasditen e kësaj të hëne. Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi bëri një përbledhje të agjendës parlamentare për javën e re dhe kërkoi pjesëmarrjen e deputetëve ditën e enjte (8 shkurt) në seancën ku pritet të votohet marrëveshja me Italinë për strehimin e emigrantëve afrikanë në Gjadër të Lezhës.

Ndërsa sa i takon amnistisë penale, Çuçi tha se nëse do të arrihet dakordësi me opozitën, edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Mes të tjerash, ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë penale ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili sh[prehu shqetësim për mbipopullimin në burgje. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, mes përfituesve të Amnistisë Penale do të jenë edhe 350 protestues të opozitës të cilët janë në proces gjykimi për pjesëmarrje në tubime të jashtëligjshme. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?