Politikë

PS i ofron PD-së bashkëdrejtimin e 'Zgjedhores'! Berisha: S’ka reformë pa ODHIR! Balla: Avokati i Popullit, jo peng i opozitës

13 Tetor, 12:27| Përditesimi: 13 Tetor, 14:32

  • Share

Në kushtet kur PD ka kushtëzuar pjesëmarrjen, Mazhoranca i ofron opozitës bashkë drejtim të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, dhe numër të barabartë anëtarësh. Për komisionin e reformës territoriale – kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se do të ruhet tradita. Shumicën e ka grupi më i madh parlamentar dhe drejtohet me kryetar dhe zv.kryetar të PD.

“Kemi propozuar për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, variant të parë të përbërjes, 17 anëtarë, 9 PS, 8 grupet e tjera parlamentare. Jemi të hapur për të debat me opozitën. Të dy bashkëkryetarët në komisione kanë të drejtën e vetos. Për komisionin e reformës territoriale tradita ke qenë që shumicën e ka grupi më i madh parlamentar dhe drejtohet me kryetar dhe zv.kryetar”, tha Balla.

Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj Ballës nga selia blu, kur tha se se PD nuk do të pranojë reformë zgjedhore nëse në komisionin nuk marrin pjesë ekspertët e ODIHR.

“Nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh", tha Berisha. 

Me Erinda Ballacën 3 vite në detyrë përtej mandatit, shpresa e socialistëve është që Avokati i Popullit të zgjidhet brenda këtij viti, pa u mbajtur më peng i bllokimit të PD-së siç theksoi kreu i grupit të PS.

“Përpjekjet e shumicës parlamentare tani më në kufijtë 3/5 është që t’i japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizion Shqipëria 2023, për t’i dhënë avokat popullit dikë që përmbush profesionalisht parashikimet që ka kushtetua për avokatin dhe  jo anëtar të një partie politike, por një përfaqësues  i shoqërisë civile me kontribute në fushën sociale. I bëj thirrje të gjithëve kush përmbush kriteret për të aplikuar. Kësaj radhe nuk e kanë më të drejtën ta mbajnë peng zgjedhjet e avokatit të popullit.

Të ndërtojmë së bashku një proces. Jemi këtu në këtë situatë 3 vite me vonesë për zgjedhjet e avokatit të popullit për shkak të mungesës së dëshirës për tu bërë pjesë  e këtij procesi. Nuk e kanë më as mbajtjen peng se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, ne jemi të detyruar të zgjedhim avokatin e popullit. Shpresoj që të zgjidhet brenda krishtlindjeve. Ne do ti japim Shqipërisë avokatin e popullit me shpresën që do ti japim një personalitet në fushën e të drejtave të njeriut”, tha Balla.

Nisur nga debati i gjerë publik që ka ngjallur projektligji për barazinë gjinore, referuar gjinisë gjithëpërfshirësë, Taulant Balla njoftoi se mazhoranva ka reflektuar.

“Kemi pas një diskutim dhe në mbledhjen e sotme. Më në fund pas një pune intensive, falënderoj të parën ministren Sala, e cila ka treguar një lidership dhe në gatishmëri për të diskutuar me deputetët, dua të informoj sot se ligji është një ligji mirë por ka nevojë për saktësime termash. Do të depozitojmë sot ose nesër”, u shpreh Balla.

Për të njëjtën çështje edhe PD ka dorëzuar më herët një projektligj që thekson se ka vetëm 2 gjini.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?