Politikë

Mbledhja e këshillit bashkiak Tiranë/ Jonathan Pano: Tirana po vuan prej 12 vitesh

23 Shtator, 16:48| Përditesimi: 23 Shtator, 16:57

  • Share

 

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, tha se kryeqyteti po vuan prej 12 vitesh, dhe jo prej muajit shkurt kur dhe u arrestua Erion Veliaj.

“Jam shumë dakord që Tirana po vuan. Nuk kishte nevojë për një drejtues që nga Shkurti? Nuk po vuan vetëm këto 7 muaj, ka 12 vjet që po vuan. Kam kërkuar të shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë. Po bëni çdo gjë sa mos preket qëllimi parësor, aksioma e pushtetit”, tha ndër të tjera Jonathan Pano.


Lajmi kryesor:

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton me 50 vota për shkarkimin e Erion Veliajt, socialistët dhe opozita bëhen bashkë! Vendimin final e jep Këshilli i Ministrave


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?