Mbledhja e Këshillit Politik, PD: Gjiknuri bojkotoi takimin, ne jemi të gatshëm për konsensus (VIDEO)

22 Shtator 2020, 14:38| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 15:55

  • Share

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes, por sipas tyre Gjiknuri bojkotoi mbledhjen.

"Në këtë proces opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 14 janarit. Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE-ODHIR-it dhe përfaqësuesi i PS-së, bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ne ishim të gatshëm që të vazhdonim deri në arritjen e një konsensusi. Presim që PS të reflektojë", tha Bylykbashi.

Përsa i përket pretendimeve të Damian Gjiknurit se opozita nuk ka ardhur me propozime konkrete, por bën mjaftohet vetëm me deklaratat nëpër studio, Petrit Vasili tha se drafti ka qenë në tavolinë, por mbledhja është bojkotuar nga Gjiknuri.

"Sot ne vendosëm në tavolinë draftin, qëndrimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë. Ai na tha se vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë tek OSBE-ODIR dhe jo pyetjet që bën opozita. Siç e patë edhe ju ai e konsideroi  vetëm një këshill konsultativ. Këshilli Politik ka qenë një këshill vendimmarrës, por të tmerruar nga ideja dhe organizimi i zgjedhjeve thonë se këshilli politik është vetëm një këshill konsultativ", deklaroi Vasili.


Lajmi kryesor:

Sërish pa dakortësi në mbledhjen e Këshilli Politik/ PS: Sillni draft konkret për listat e hapura! PD: Gjiknuri bojkotoi procesin! Hajdari: Opozita jashtëparlamentare dakord me propozimin tim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?