Jorida Tabaku dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, sot në mbledhjen e KKIE

Politikë

Tabaku: Integrimi në BE nuk është pronë e Qeverisë, por e shqiptarëve, procesi duhet të kishte nisur që më 2013!

11 Mars, 14:40| Përditesimi: 11 Mars, 14:44

  • Share

Jorida Tabaku dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, sot në mbledhjen e KKIE

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur sot gjatë mbledhjes së radhës, ku merrte pjesë edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, shqetësimin e saj të madh për pengesat institucionale dhe politike që kanë bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë gjatë mbledhjes së KKIE-së, Tabaku theksoi se për muaj të tërë ky këshill është penguar të ushtrojë funksionet e tij për shkak të lëvizjeve të mazhorancës për të krijuar komisione paralele, duke dobësuar kështu institucionet demokratike.

"Një demokraci europiane respekton institucionet e saj dhe nuk i dublon ato. Ata që e bëjnë këtë e kanë shumë të qartë situatën, por fatkeqësisht veprojnë me një arrogancë të jashtëzakonshme," deklaroi, por fatkeqësisht veprojnë me një arrogancë të jashtëzakonshme", deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se vendi ndodhet në një moment vendimtar për procesin e negociatave me BE-në, pasi po afrohen zgjedhjet dhe Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me katër grupkapituj.

"Një proces që, në gjykimin tim dhe të forcës politike që unë përfaqësoj, duhej të kishte nisur që në vitin 2013. Por për shkak të vendimeve të qeverisë Rama, të udhëhequra nga interesa politike dhe jo kombëtare, ky proces është zvarritur dhe është penguar vit pas viti", u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?