Politikë

Komisioni për 25 prillin/ Alibeaj paralajmëron kallëzim në SPAK: Asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje! PS: S'është e qëllimshme, është informacion voluminoz

10 Nëntor 2021, 17:25| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 21:57

  • Share

TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për 25 prillin nuk prodhoi asnjë vendimmarrje, kjo sepse asnjë prej institucioneve që u ishte kërkuar informacion nga opozita nuk kishte kthyer një përgjigje. Kjo për opozitën, e më konkretisht për kryetarin e këtij Komisioni, Enkelejd Alibeaj është një taktikë e mazhorancës për të zvarritur hetimet, për këtë arsye ai paralajmëroi të gjithë drejtorët se nëse nuk kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuar do të kallëzohen penalisht.

Alibeaj shtoi se e vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e PD-së për mbrojtjen e votës e ku nuk i kurseu ironitë duke thënë “përtej halleve që ka pasur partia”, ka gjetur kohën që të mbledhë informacionet e detajuara. Se cilat janë këto përgjigje, nuk u bënë të ditura në mbledhjen e sotme të Komisionit.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektorateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje.  “Paralajmërim për kallëzim penal për shpërdorim detyre për secilin nga këto institucione. Strategji për të penguar punën hetimore. Rama të urdhëroje vartësit e vet partiak, që të kthejnë përgjigje kërkesave të bërë nga të gjithë deputetët. (...) Mungesë totale e respektit për ligjin, boll punë dhe halle ka pasur PD, por e gjeti kohën për t’u kthyer përgjigje”, tha Alibeaj.

Si përgjigje për opozitën, nën kryetari i këtij Komisioni, Toni Gogu kjo nuk është aspak e qëllimshme, por ka ardhur pasi informacionet e kërkuara janë voluminoze.

Ashtu si kurse në të gjitha Komisionet Hetimor, as te ai i 25 prillit nuk munguan debatet, kur palët nuk binin dakord aq për afatin 5 ditor që iu është lënë në dispozicion institucioneve për të kthyer përgjigje. PD-ja thoshte se ky afat ka kaluar, e ndërsa PS-ja këmbëngulte se koha duhet të llogaritet me ditët zyrtare të punës dhe se duhet marrë parasysh momenti kur është njoftuar zyrtarisht institucioni.

Nisur nga fakti që deputetët nuk kishin në tryezë përgjigjet e institucioneve, diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës, u la në 17 nëntor.

Pyetjet që PD tha se i kanë kthyer PS për strukturën e mbrojtjes së votës, por që nuk u lexuan në Komisionin Hetimor
Për Lulzim Bashën    (Kliko këtu për dokumentin)
1. Kur është themeluar Struktura e Mbrojtjes së Votës (S.M.V)?
2. Me çfarë platforme është themeluar kjo strukturë?
3. Cili është akti që e ka themeluar strukturën në fjalë dhe kush e ka nënshkruar atë?|
4. Si janë organizuar nga qendra e partisë e deri në bazë?
5. Cila ka qenë skema organizative e S.M.V?
6. Si është financuar S.M.V?
7. Mbi çilat kritere është bërë rekrutimi?
8. Sa ka qenë numri i anëtarëve?
9. Cilët kanë qenë personat drejtues për çdo qark?
10. Cila ka qenë lista e anëtarësisë për çdo qark?
11. Si është normuar veprimaria e tyre dhe e secilit anëtar njësie?
12. A është analizuar në strukturat e PD veprimtaria e S.M.V?
13. A janë analizuar incidentet ku është përfshirë kjo strukturë?
14. A ka patur konstatime për shkelje të ligjit nga elementë të strukturës?
15. A ka patur përpjekje nga drejtuesit dhe strukturat udhëheqëse për korrigjimin e akteve të kundraligjshme?
16. A ekziston sot, a është ende e ngritur S.M.V?
17. Nëse jo, a ka skema të gatshme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture?

Për Policinë eShtetit   (Kliko këtu për dokumentin)
1. Sa është numri i ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore të rregjistruara nga Policia e Shtetit?
2. Sa prej këtyre ngjarjeve janë konstatuar kryesisht nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe për sa prej tyre ka patur kallëzim nga shtetasit?
3. Në sa prej këtyre ngjarjeve rezulton e përshirë Struktura e Mbrojtjes së Votës (S.M.V)?
4. Në cilat qarqe kanë ndodhur ngjarjet në fjalë?
5. Cilat prej ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore apo të tjera, janë kallëzuar nga Struktura e Mbrojtjes së Votës apo nga shtetas të cilët kanë qenë të lidhur me këtë strukturë?
6. A ka patur ndonjë bashkëpunim të Struktura e Mbrojtjes së Votës me Policinë e Shtetit?
7. A ka patur ndonjë bashkëpunim të Partisë Demokratike të Shqipërisë (P.D.SH) me Policinë e Shtetit? Nëse po, cilët kanë qënë personat e kontaktit nga ana e PDSH?
8. A ka patur ngjarje për të cilat, pas kallëzimit në polici, është vendosur të mos hetohen më tej sipas parashikimeve ligjore? Nëse po, në sa nga këto ngjarje ka rezultuar e përfshirë S.M.V?
9. Gjatë hetimeve që ka kryer Policia e Shtetit, ka rezultuar se personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë të armatosur? Nëse po, në sa nga këto ngjarje ka rezultuar e përfshirë S.M.V dhe si është përfshirë kjo e fundit?
10. Përshkruani në mënyrë të detajuar të gjitha ngjarjet që lidhen me krimin zgjedhor dhe të cilat ka patur hetime nga Policia e Shtetit, pavarësisht nëse ngjarja është referuar apo jo në Prokurori për procedimin e mëtejshëm dhe pavarësisht nëse S.M.V rezulton apo jo e përfshirë.

 

Ora 17:59
Gjylameti-Alibeajt: Na humbët durimin! S'jemi këtu për kërcënime, por për të hetuar! Po na bindni se s’keni ndërmend të hetoni 25 prillin, por bëni ‘me demek’

 

Paralajmërimin e kryetarit të Komisionit hetimor për 25 prillin, se do kallëzojë penalisht drejtuesit e institucioneve që nuk kanë kthyer një përgjigje, deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se nuk është aspak e drejtë. Ajo shtoi se kjo është një tregues se PD nuk do të hetojë 25 prillin.

“Na e humbët durimin në përsëritje, përsëritet kërcënim për drejtuesit e institucionit, nuk do jetë në dinjitetin tuaj kjo fjalë, e aq më tepër në dinjitetit për autoritetit tonë, Kur janë nisur dhe çfarë poste, postë prioritare, t’i lëmë institucionet të bënë punën, ne këtu nuk jemi për të kërcënuar, por për të hetuar. Ju po na bindni që s’keni ndërmend të hetimor, por të na bindni me farsës se me demek se doni të hetoni”, tha Gjylameti.

Ora 17:43
Alibeaj në Komisionin Hetimor e 25 prillit: Boll punë e halle ka pasur PD, por ju ka kthyer përgjigje për pyetjet për strukturën e mbrojtjes së votës

 

Në përgjigje të mazhorancës që thanë se “nuk duhet ngritur stuhi në gotë”, Alibeaj tha se janë kaluar të gjitha afatet. Ai shtoi se PD i ka kthyer përgjigje pyetjeve të kërkuara nga mazhoranca mbi strukturën e ngritur nga opozita para zgjedhjeve.

“Afati ka qenë 5 ditor për shkak se Komisioni Hetimor zgjat vetë, 3 muaj, afat i cili duke marrë parasysh edhe rregullat për llogaritjen e afateve fillon të nesërmen e marrjes së vendimit, e marta, dita e djeshme ka qenë dita e fundit e afatit, madje ka pasur edhe 1 ditë tepër, mosgjetja e institucioni e një institucioni nuk është fare serioze. Në lojë është autoriteti i Kuvendit të republikës, institucioni numër 1 i Shqipërisë. Mungesë totale e respektit për ligjin, boll punë dhe halle ka pasur PD, por e gjeti kohën për t’u kthyer përgjigje. SPAK nuk kthen përgjigje, Drejtoria e Policisë, 11 inspektorate”, tha Alibeaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?