Mbledhja e Komisionit të Posaçëm/ Ironia e Myslim Murrizit: Ta thërrasim edhe Dick Marty, mbase Meta i ka dhënë shtetësinë si atij futbollistit

15 Dhjetor 2020, 14:05| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 17:33

  • Share

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty, ku po diskutohet mbi planin e punës në vijim. Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, kërkoi edhe një herë nga Komisioni që ish-anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty të vijë në Shqipëri në një seancë dëgjimore

"Unë dua që për këtë raport të na flasin dëshmitarë të gjallë", tha Murrizi.

Pasi kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se është jashtë juridiksionit të Komisionit që të marrë në seanca shtetas të huaj, Murrizi iu përgjigj me ironi, duke përdorur skandalin e Presidentit Meta me dhënine e shtetësive.

"Mos kanë marrë shtetësi si ky sportisti, e kemi më të kollajtë, nëse janë te lista me këta 500-600 persona dhe kanë marrë shtetësi shqiptare", tha Murrizi.

Shqiptarja.com ka publikuar prej kohësh skandalin e Presidentit Ilir Meta me dhënien e 419 nënshtetësive shqiptare në shkelje flagrante të ligjit, procedurave dhe protokolleve të sigurisë. Pjesë e abuzimit flagrant trevjeçar me dhënien e shtetësive është edhe rasti i futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ndërkohë që priste dënimin nga gjykata shqiptare si falsifikator i lejes së qëndrimit, është pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta, me një procedurë të paprecedentë që ka zgjatur vetëm 8 orë dhe në emër të interesit kombëtar.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty, kryetari Ulsi Manjani u shpreh se dokumentacioni duhet të mbyllet deri në shkurt dhe hartimi dhe miratimi i projekt- rezolutave brenda muajit mars. Në fund deputetët votuan kalendarin e punës së komisionit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?