Mbledhja në selinë e PD, Seferi: Deputetët që kërkojnë largimin e Bashës të dorëzojnë edhe mandatin e tyre në tavolinë

13 Mars 2022, 18:47| Përditesimi: 13 Mars 2022, 18:48

  • Share

Pëllumb Seferi, kreu i degës Nr 8 në Tiranë gjatë mbledhjes së ditës së sotme në selinë blu tha se deputetët që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës  duhet të dorëzojnë edhe mandatin e tyre në tavolinë.

Ai shtoi se ky është momenti që demokratët bashkohen, duke negociuar edhe me foltoren.

“Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 mars u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Rames, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit.  Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për te mbrojtur veten.  Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashes të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vete mandatin, jemi dhe ne aksioner te mandateve te tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët.  Duhen njerëz me integritet . Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve te partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. por aty duhet te përvëlojë qasja jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?