Mbledhja në selinë blu, Kapllanaj: Të shkojmë në zgjedhje pa Berishën dhe Basha

13 Mars 2022, 18:26| Përditesimi: 13 Mars 2022, 18:28

  • Share

Kreu i degës Fier, Agron Kapllanaj tha se dalja e Partisë Demokratike nga kriza do të ishte krijimi i një komisioni, i cili do të drejtonte PD drejt zgjedhjeve.

Ai sqaroi se nëse do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD, në këtë garë nuk duhet të marrin pjesë as Berisha dhe as Basha.

“Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frike te flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishen nuk mund te ndryshojë.

Zgjidhja: rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD.  Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahen më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe I lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishen dhe Bashen. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.”, u shpreh ai gjatë mbledhjes.


Lajmi kryesor:

Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?