Politikë

PS cakton të deleguarit në kryeqytet, Veliaj do të drejtojë përkohësisht socialistët e qarkut të Tiranës

15 Tetor 2021, 11:26| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 13:47

  • Share

Partia Socialiste ka caktuar tw deleguarit në qarkun e Tiranës.

Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, ku ka zëvendësuar Elisa Spiropalin. Ndërkohë Mimi Kodheli është deleguar në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe ka zëvendësuar Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, në Tiranë, Paulin Stërkaj, është caktuar në Njësinë Nr. 11, dhe vjen nga qarku i Shkodrës. Ndërkohë është rikthyer sërish në Tiranë Blerina Gjylameti, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u delegua në Pogradec.

E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, e cila ka zëvendësuar deputetin Xhemal Qefalia, për këto zon. Ndërsa deputeti më i ri i zgjedhur në PS, Orlando Rakipi, është caktuar i deleguar në bashkinë e Vorës.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Kryesia/ Rama i vë vijën e kuqe socialistëve: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?