Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte.
Kjo bëhet e ditur nga burime brenda mbledhjes për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, e cila ka mësuar se Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit.
Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur.
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin ‘përjashtuar’ deputetët që nuk u rizgjodhën. As Salianji nuk ka mandat deputeti, por ishte thirrur pasi ai në muajin korrik doli nga qelia teksa ishte dënuar me 1 vit burg për shpifje.
Lajmi kryesor:
Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha e pranon: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit! Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do shkojmë
V.GJ /I.M/ReportTv.al
